Ballina Aktualitet JANEVA: KAM NJOFTUAR KOMISIONARIN HAN PËR TË GJITHA PENGESAT LIDHUR ME PSP-NË

JANEVA: KAM NJOFTUAR KOMISIONARIN HAN PËR TË GJITHA PENGESAT LIDHUR ME PSP-NË

SHPËRNDAJE

Prokurorja speciale Katica Janeva, pas takimit me komisionarin e BE-së, Johannes Hahn, tha se e ka njoftuar komisionarin për punën e PSP-së, si dhe e ka njoftuar për të sfidat me të cilat përballet.

E pyetur nëse ka marrë mbështetjen nga Hahn për punën e Speciales, Janeva tha: “Për të gjitha, komisari do të prononcohet në konferencën për shtyp në ora 14:00”.

Ajo shkurtimisht tha se është biseduar se si Prokuroria Speciale do të vazhdojë punën në të ardhmen dhe se si do të vazhdojë aktiviteti i saj.

Janeva gjithashtu tha se shpreson që Parlamenti do të miratojë ligjet për të lehtësuar punën e PSPS-së, para se të shpërbëhet. /SHENJA/