Ballina Diaspora Ja si e merr guidën e patentës me kopje shqiptarja në Gjermani

Ja si e merr guidën e patentës me kopje shqiptarja në Gjermani

SHPËRNDAJE

Një e re shqiptare në Sundern të Gjermanisë me ‘trikun’ e saj të përdorur për të kaluar provimin e “autoshkollës” është bërë temë shumë tërheqëse për mediat gjermane.

Ajo kishte habitur policinë dhe autoritetet tjera kur ishte zbuluar se në çfarë mënyre, me teknikë të sofistikuar, kishte provuar të kalonte provimin e vozitjes, shkuanvice-com.de. E gjithë dekolteja e saj ishte e përshkuar nga kabllo të ndryshme që çonin te kamera e vogël dhe te kufjet e padukshme në veshët e saj. Përmes tyre ajo lidhej me një person që e ndihmonte nga jashtë për t`iu përgjigjur pyetjeve të testit.

Kosovaren 22-vjeçare e kishte denoncuar vetë mësuesi i saj i autoshkollës. Ai kishte telefonuar te përgjegjësit e provimit duke shprehur habinë se si po hynte në provim një person që nuk e njeh gjermanishten fare. Për më tepër, atij i ishte dukur e habitshme që ajo kishte paraqitur provimin në një qytet tjetër, që ishte rreth 30 kilometra larg, ndërkohë që këtë mund ta bënte në qytetin ku jetonte dhe ku i mbante orët e autoshkollës.

Përfundimi i kësaj aventure ishte i hidhur për vajzën. Jo vetëm për faktin se u zbulua dhe do të marrë një dënim, por edhe për diçka tjetër: ajo e kishte futur kufjen aq thellë në vesh sa që i është dashur ndërhyrja e një mjeku otorinolaringolog për t`ia hequr nga aty. /albinfo/