Ballina Aktualitet Ja deklarata e prokurores speciale për vizitën e papritur në policnë sekrete

Ja deklarata e prokurores speciale për vizitën e papritur në policnë sekrete

SHPËRNDAJE

Shefja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, për momentin gjendet në hapësirat e DSK-së ku është duke kryer kontroll në lidhje me procedurën para hetimore në lidhje me përgjimet.

Ajo theksoi se në DSK kanë shkuar me qëllim që ti marrin informacionet e nevojshme të cilat paraprakisht i kanë kërkuar nga ky organ shtetëror.

Për momentin 3 prokurorë special ndodhen në DSK të cilëve do tu bashkangjiten edhe dy të tjerë

Sipas saj është për tu habitur prania e ish ministrit Mitko Çavkov në këtë drejtori

Janeva me një ekip hetuesish ka fituar pëlqimin nga Drejtoria në MPB në lëndën qëllimi i të cilës është që të vërtetohet se kush dhe si e ka porositur dhe kryer përgjimin.