Ballina Aktualitet Ja çka thotë Zekiri për koalicionimin e LSDM me BDI

Ja çka thotë Zekiri për koalicionimin e LSDM me BDI

SHPËRNDAJE

Anëtari i lartë i LSDM-së, Muhamed Zekiri në intervistën për Radio Evropa e Lirë i pyetur se a është i mundur një koalicion i LSDM me BDI pas zgjedhjeve, e dha këtë përgjigje:

“Shumicën në pushtet e bëjnë numrat. LSDM nuk mund të jetë kundër vullnetit të votuesve, në qoftë se ata sërish i japin besimin BDI-së. Por unë nuk besoj dhe nuk dua të besoj se shqiptarët, pas gjithë kësaj që po ndodh, pasi po e shohin se në çfarë mënyrë ka qeverisur BDI, se përsëri do të vendosin që të votojnë këtë parti”, tha Muhamed Zeqiri nga LSDM. Megjithatë, shtoi Zekiri, nëse sërish qytetarët i japin besimin BDI-së, kjo nuk është çështje e LSDM-së.