Ballina Aktualitet Ja çka thotë Ostreni për dështimin e takimeve të partive të reja...

Ja çka thotë Ostreni për dështimin e takimeve të partive të reja opozitare

SHPËRNDAJE

Partia Uniteti sot ka shënuar një vjetorin e themelimit. Me këtë rast është deklaruar edhe i pari i Unitetit gjeneral Gëzim Ostreni. Ai ka potencuar se viti i parë i Unitetit ka kaluar me plotë me aktivitete. Ostreni gjithashtu ka komentuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit në mes partive jashtëparlamentare shqiptare, raporton Portalb.

“Viti i parë me aktivitete për të përmirësuar gjendjen e devijuar të Qeverisë aktuale, në vend që të ishte për të planifikuar të ardhmen për gjeneratat që vijnë. Ne po punojmë për unifikimin dhe dëshirojmë unifikim i partive jashtëparlamentare të ndodhë. Gabime në hapa do të ketë, por nuk duhet të merren shumë seriozisht. Gjithmonë ka mundësi për t’u afruar. Vetëm fitorja ndaj BDI-së nuk do të thotë se kanë fituar shqiptarët, nëse nga Qeveria nuk largohet edhe VMRO-DPMNE”, theksoi Ostreni.

Rreth dështimeve të njëpasnjëshme për t’u ulur në një tavolinë krerët e partive jashtëparlamentare shqiptare, Ostreni veçoi:

“Ne nuk kemi pasur nevojë për thirrje publike, sepse ne kemi qenë dhe jemi në lidhje të drejtpërdrejt me partitë, e para, dhe e dyta ne nuk kemi pasur se cfarë të bisedonim në një restaurant. Të gjithë mund të bëjmë gabime në hapa, por mund të përmirësohen nëse ekziston vullnet i mirë. Nuk kemi përplasje me plan programet politike, me partitë tjera”.