Ballina Bota Italia në panik, banorët kalojnë natën në rrugë, frikë nga tërmetet

Italia në panik, banorët kalojnë natën në rrugë, frikë nga tërmetet

SHPËRNDAJE

Tre lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.4, 5.9 dhe 4.6 të shkallës rihter shkaktuan panik mbrëmjen e djeshme në Itali, në zonat e Ascolano të Ancona, në Fabriano dhe Pesaro. Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme u shënuan dëme të shumta dhe qindra të pastrehë. Lëkundjet e fuqishme u ndjen edhe në zonat e Abruzzo, në Umbria dhë në Lazio.

Epiqendra u lokalizua në zonën e Macerata, në Val Nerina.

Për shkak të lëkundjeve të fuqishme qindra njerëz e kaluan natën jashtë në makina apo në terrene sportive, për shkak të shokut dhe frikës.

Një person i moshës 73- vjeçare ndërroi jetë nga infarkti në Tolentino, gjatë kohës që binte tërmeti.