Ballina Kronika Itali, shkatërrohet banda e trafikut të drogës, në pranga edhe një shqiptar

Itali, shkatërrohet banda e trafikut të drogës, në pranga edhe një shqiptar

SHPËRNDAJE

Policia italiane ka ekzekutuar 7 urdhër-arreste janë kundrejt 7 personave dhe 11 kg drogë janë sekuestruar gjatë hetimeve. Siç raportojnë mediat vendase, 6 italianë dhe një 29-vjeçar shqiptar me iniciale M.E., që jeton prej kohësh në Itali, janë arrestuar e më pas janë dërguar në burgun e Frosinone-s. Ndaj tyre ishte lëshuara masa e arrestit me burg nga gjykata e Frosinone-s me kërkesë të prokurorisë.

Bëhet me dije se hetimet kanë nisur në fillim të tetorit të vitit 2014 dhe deri në mars të vitit 2015 janë mbledhur prova kundër 7 personave të arrestuar. Ata akuzohen për bashkëpunim në trafik droge, përpunim dhe posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

Eshtë zbuluar ekzistenca e një grupi kriminal, i përbërë nga individë që kanë organizuar një sistem furnizimi, mbajtje, përpunim/transformim e shpërndarje të lëndëve narkotike të tipit kokainë dhe hashash, me bazë logjistike në një banesë në periferi të komunës së Ferentino-s. Anëtarët e grupit kanë fituar shuma të mëdha monetare nga trafiku. Hetimet kanë vlerësuar se vetëm gjatë në gjashtë muaj aktivitet, kanë arritur të gjenerojnë 300 mijë euro në total.