Ballina Bota Itali – Papa vizitë surprizë në Amatricen e shkatërruar nga tërmeti (FOTO+VIDEO)

Itali – Papa vizitë surprizë në Amatricen e shkatërruar nga tërmeti (FOTO+VIDEO)

SHPËRNDAJE

Papa Françesku ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Amatrice, qytezën në qendër të Italisë që u shkatërrua nga tërmeti 6 javë më parë.

Turma të mëdha njerëzit iu bashkuan atij, teksa Ati i Shenjtë arriti në një shkollë lokale, ku takoi fëmijë, të mbijetuar dhe të afërm të viktimave.

Ai tha se donte që vizita të bëhej në mënyrë private në mënyrë që të mund të ishte më afër të atyre që ishin prekur direkt nga fatkeqësia.


Tërmeti 6.2 ballë në muajin gusht vrau pothuajse 300 persona. Papa donte që ta vizitonte qytezën që menjëherë pas fatkeqësisë natyrore, por u këshillua nga autoritetet se terreni nuk ishte ende i sigurtë.

Papa Francesku konfirmoi qëllimin e tij për të vizituar Amatrice-n të dielën, por nuk specifikoi ditën dhe orën se kur do e vizitonte.

91512693_popepray-655x356 1 2 3 4 5

_91511453_poperescue _91512687_popemic _91512689_popetears _91512691_popegift _91512937_popecar 91512693_popepray-655x356

Loading...