Ballina Aktualitet Itali, kapen me 3.4 kg kokainë 2 shqiptarë

Itali, kapen me 3.4 kg kokainë 2 shqiptarë

SHPËRNDAJE

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar së fundmi nga policia italiane e Breno-s në (në provincën e Breshias) nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin, raportojnë sot mediat lokale.

Në pranga janë vënë B.J., 24-vjeç dhe B.A. 23-vjeç, me banim në Malegno të Breshias.

Në banesën e tyre janë gjetur 3.4 kg kokainë, të ndara në tre paketime.

Sipas policisë, vlera e drogës është rreth 150 mijë euro, ndërsa shitja e saj e ndarë në doza mund të gjeneronte edhe një milion euro.