Ballina Aktualitet Kosovë Historia e mrekullueshme e të riut amerikan që po e ndihmon Kosovën

Historia e mrekullueshme e të riut amerikan që po e ndihmon Kosovën

SHPËRNDAJE

Allen Jones, një gjimnazist amerikan që ndjek shkollën në “Liberty North” ishte vetëm shtatë vjeçar kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës. Ai s’ka asgjë të bëjë me shtetin e vogël të Europës Juglindore, por Allen duket të jetë i lidhur fort me vendin e ri të kontinentit të vjetër.

Kështu e nis shkrimin gazeta Liberty Tribune, ku flet për projektin e të riut amerikan, Allen Jones, për të ndihmuar shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ai fillimisht kishte mësuar për Kosovën kur babai i tij, Allen Jones i vjetri, ishte dërguar në Kosovë me trupat amerikane në vitin 2014.

Jones ishte angazhuar për të mësuar anglisht të rinjtë kosovarë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë Jones kishte shpërndarë foto dhe informacione për sistemin arsimore në Kosovë.

“Derisa shërbeja me ushtrinë në Kosovë, vullnetarisht kam mësuar anglisht të rinjtë kosovarë”, thotë Jones. “Jam impresionuar me dëshirën e tyre për të mësuar dhe për vullnetin e tyre për të punuar fort. Kosova është një vend në zhvillim dhe i nevojitet ndihma jonë. Prandaj, jam i lumtur që Allen ka vendosur të bëjë një projekt që për fokus ka edukimin e Kosovarëve. Me ndihmën e disa miqve të mi në Kosovë ne kemi gjetur një shkollë që i mungon uji i pijes, nxehëset dhe disa nevoja të tjera bazike. Projekti i Allen-it do të ndihmojë nxënësit e asaj shkolle”.

Allen i ri thotë se nuk ishte i sigurt se projekti i tij për ta ndihmuar shkollën do të aprovohej. Zakonisht projektet e nxënësve të ri janë më të vogla dhe merren me komunitetin, ndreqjen e parqeve, ndriçimin e rrugëve ose të ngjashme. Ai projektin e tij e quan ndërtimi i urave internacionale.

“Urat zakonisht shërbejnë për të kaluar terrene të vështira. Edhe unë dua ta ndërtoj këtë urë bashkëpunimi dhe të bëj njerëzit së bashku, duke ndihmuar këta të rinj për të kaluar vështirësitë e tyre”.

Për të mbledhur para për projektin e ri Allen ka udhëtuar dhe ka vizituar shkolla të ndryshme, ku ju ka folur për Kosovën dhe për vështirësitë e studentëve në Kosovë.

“Shumica e nxënësve në Kosova janë myslimanë. Ne kemi pasur edhe disa miq nga atje si Alma Topalli dhe Alberta Maloku këtu, ata kanë treguar storiet e jetës së tyre”, thotë Allen i riu.

Nëna e tij Kristine është krenare me djalin e saj 15 vjeçar dhe iniciativën e tij.

Allen do të organizojë edhe një koncert bamirësie për të rritur të ardhurat. Ai bashkë me shok të tij muzikantë të vegjël do të luajnë në koncerte për të ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

Po ashtu, është mundur që të gjejë edhe disa muzikantë profesionistë për të luajtur në piano dhe violinë.

“Do të luajmë edhe himnin nacional të Kosovës”, tregoi Allen.

“Në Kosova janë dimrat e ftoftë dhe verat e nxehta, prandaj kur nuk ka ujë dhe nxehëse krijohen kushte shumë të vështire për të ndjekur mësimin”.

Allen shpreson shumë se projekti i tij do të jetë i suksesshëm.

“Kam besim në komunitetin këtu dhe besoj se do të marrin pjesë në koncert dhe do të japin donacione. Më të vërtetë dua ta ndihmoj atë shkollë. Kam më shumë se 150 orë që po punoj në këtë projekt dhe shpresoj se në fund do të dal mirë”.