Ballina Kronika Hetohen prindërit – E rëndë, 13 vjeçarja vdes pas 68 ditësh agjërim

Hetohen prindërit – E rëndë, 13 vjeçarja vdes pas 68 ditësh agjërim

SHPËRNDAJE

Policia indiane po heton prindërit e një vajze 13 vjecare, e cila humbi jetën javën e kaluar pas një agjerimi prej 68 ditësh.

Autoritet në qytetin Hyderabad duan të zbulojnë nëse vajza e vogël Aradhana Samdarija është detyruar nga familja të agjerojë.

Prindërit e saj insitojnë se ajo ka agjëruar me vullnetin e saj të plotë, siç edhe e kërkon feja Jainism, një prej religjoneve më të lashta në botë.

Nëna e viktimës tha se pas 51 ditësh i ka kërkuar vajzës të heqë dorë, por jo nuk është bindur dhe ka vijuar misionin me vullnetin e saj të plotë.

Ngjarja ka shkatuar një debat të madh në lidhje me praktikat e agjerimit fetar në indi. Sipas informaconeve dhe raporteve mediatike, 13 vjecarja ka jetuar për 68 ditë me radhë vetëm me ujë të zier.

Dy ditë pas mbarimit të javës së fundit të agjerimit, ajo u nda nga jeta. Ekspertët besojnë se është e pamundur që trupi i njeriut të mbijetojë pa ushqim për më shumë se dy muaj.

Aktivistët kanë kritikuar shpesh këtë praktikë të diskutueshme të quajtur Santhara, sipas së cilës një Jain heq dorë nga ushqimi dhe uji me qëllim për tu përgatitur për vdekjen.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar këto praktika dhe kanë shprehur zëmërimin e tyre për vdekjen e vajzës. Megjithatë agjerimi nuk është praktikë e panjohur.

Besimtarët myslimanë agjerojnë 30 ditë gjatë muajit të shenjët të ramazanit, të krishterët agjërojnë gjatë Kreshmës, hebrenjtë agjërojnë gjatë Jom Kipur dhe hindut në raste të ndryshme fetare. Por asnjë prej këtyre feve nuk sanksionojë agjërimin në uri që të çojnë në vdekje.

Loading...