Ballina Aktualitet Rajoni Gjukanoviq fiton zgjedhjet, shqiptarët me vetëm 2 deputetë

Gjukanoviq fiton zgjedhjet, shqiptarët me vetëm 2 deputetë

SHPËRNDAJE

Partia Demokratike e Socialistëve e kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, sipas të dhënave të para ka fituar bindshëm zgjedhjet duke marrë 41 për qind të votave, ose 36 ulëse, nga 81 sa janë gjithsejtë në Parlamentin e Malit të Zi, njofton Klan Kosova.

Të dytët janë Fronti Demokratik, të cilët kanë fituar 20.8 për qind të votave, apo përkthyer në mandate i bie të ketë fituar rreth 18.

Koalicioni i gjerë opozitar i emëruar “Çelësi”, ka fituar 10.8 për qind, ose nëntë ulëse. Pas tyre vijën Demokratët me 10.1, apo tetë ulëse, kurse SDP ka 5.3, që përkthehet me katër vende.

Partitë më të vogla, si ajo e Boshnjakëve ka fituar tri ulëse.

Shqiptarët, që kanë garuar në dy koalicione më të mëdha, kanë arritur që të fitojnë dy ulëse.

Gjithsesi, këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe deri nesër nuk do të dihen numrat e saktë.

Po ashtu, ende nuk dihet se si do të formohet koalicioni paszgjedhor, pasi Gjukanoviq s’ka shumicën, përkundër se zgjedhjet i ka fituar bindshëm.

Sipas analistëve në Mal të Zi, mundet që Gjukanoviq të bëjë koalicion me disa nga partitë e vogla për ta siguruar shumicën parlamentare.

Loading...