Ballina Kryesore Frika, yjet dhe miliarderët porosisin bunkerë

Frika, yjet dhe miliarderët porosisin bunkerë

SHPËRNDAJE

Sulmet terroriste, vrasjet në masa apo edhe zgjedhjet amerikane, kanë bërë që shumë miliarderë të porosisin tunele nëntokësore sekrete.

Në listë përfshihen edhe yje të Hollivudit. Mënyra konsiderohet si një formë e re e “sigurisë” për ndërtesa nën tokëm, të cilat kushtojnë nga 39 mijë dollarë deri në 100 milionë dollarë.

Bunkerët përfshijnë dhoma të fshehta, tualete të posaçme, pishina, palestra, apo edhe sera të posaçme që shërbejnë si burim energjie, sipas “The Hollywood Reporter”.

Disa nga bunkerët më të zakonshëm në Los Angeles janë nga 10 deri në 50 metra që kushtojnë rreth 100 mijë dollarë i përshtatshëm për një familje 4 anëtarëshe.

Kjo lëvizje vjen ndërkohë që kandidati republikan Donald Trump ka paralajmëruar masa drastike nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, siç është përzënia e emigrantëve, shkatërrimi i të ashtuquajturit Shtet Islamik, etj.

Frika nga çfarë do të ndodhë në qoftë se Trump bëhet president tashmë ka edhe një term, “Trumpocalypse ‘.

800px-svalbard_seed_vault_img_8894jpg luxury-gameroom-embed luxury-greenhouse-embed luxury-mediaroom-embed luxury-pool-embed mw__hollywoodreporter_final0_-_h_2016 vivos-dining-area vivos-kitchen vivos-main-living-area vivos-theater-615x356 vivos-utility-area