Ballina Kronika Foto/ Si e fusnin shqiptarët kokainën në Greqi me logon “Louis Vuitton”

Foto/ Si e fusnin shqiptarët kokainën në Greqi me logon “Louis Vuitton”

SHPËRNDAJE

29 kg kokainë u sekuestrua nga policia greke pak ditë më parë. Këtë të hënë autoritetet bënë publike detaje nga ky sekuestrim. Mediat helene shkruajnë se lënda narkotike ishte trafikuar nga Holanda. Ai ishte organizuar nga karteli i drogës “Cali” në Kolumbi.

Kokaina me cilësi të lartë dhe pastërti maksimale ishte trafikuar nga shqiptarë dhe grekë. Droga ishte fshehur në një kamion në portin e Patras.

Mes të arrestuarve ishin edhe një 31 vjeçar dhe një 33 vjeçare shqiptarë nga Korinthi. Ata kishin vendosur lidhje me kokainën kolumbiane që transportohej në Evropë direkt nga Amerika Latine.

Lënda narkotike fshihej poshtë produkteve të kozmetikës dhe mbante markat të kompanive më të njohura si: “Louis Vuitton”, etj. Kokaina shpërndahej në lagjet më të pasura të Athinës. Pas përgjimeve të kryera nga policia greke, u zbulua se në trafik ishin përfshirë të paktën dy grekë, pronarë të një kamioni.

Mediat greke kanë zbuluar edhe përgjime të policisë ku tregohet se si trafikantët përdornin “sallonet e bukurisë” së Athinës. Ata përdornin gjithashtu automjete luksoze të këtyre kompanive për të mos rënë në sy. Arrestimet u bënë të premten gjatë zbrazjes së një kamioni me mish, ku u gjetën 29 pllaka kokainë me nga 1 kg secila.

101101 image-ashx_ koka_473_355 koka_473_355-1 koka1 koka2