Ballina Bota Foto/ Masakra e ISIS-it në Mosul dhe… trauma e fëmijëve të luftës

Foto/ Masakra e ISIS-it në Mosul dhe… trauma e fëmijëve të luftës

SHPËRNDAJE

ISIS ka ekzekutuar të paktën 232 persona në qytetin irakian të Mosulit e po përdor mijëra të tjerë si mburoja njerëzore kundër forcave irakiane që po i afrohen gjithnjë e më shumë bastionit të tyre të fundit.

Vrasja masive e atyre që nuk u ishin bindur urdhërave të grupit u kryen të mërkurën, sipas Agjencisë për Dretjat e Njeriut të OKB-së. Rreziqet e mëdha me të cilat përballen të paktën 1 milionë njerëzit e bllokuar në Mosul, konfirmohen edhe nga vetë banorët.

Ahmed Saleh dhe familja e tij jetojnë në Qayyarah, një qytezë e pasur me naftë, 60 km në jug të Mosulit. Edhe pse beteja atje mbaroi rreth 2 muaj më parë, kolonat e tymit të zi që ngrihen nga puset, dëshmojnë terrorin e luftës, siç thotë ky person.

“Ekstremistët erdhën në shtëpinë time me raketahedhëse, murtaja dhe armë të tjerë. Qëndruan për 4 orë, 5 orë për sulmet e më pas u larguan. Fëmijët dhe gruaja ime gjendeshin atje kur hapën zjarr. U tmerruam”.

Në gusht, xhihadistët u fshehën nëpër banesa, pasi dështuan në parandalimin e avancimit të forcave qeveritare në Qayyarah. Pikërisht atëherë, sipas Saleh, filluan t’i përdornin qytetarët si mburoja njerëzore.

“Ata pozicionuan artilerinë këtu. U thashë se kishte shumë të mitur e të moshuar, por ekstremistët i shpërfillën kërkesat e mia. Donin t’i shmangeshin zjarrit të forcave të sigurisë e sulmeve ajrore e na përdorën ne si mburoja”,- thotë Ahmed.

Familja e tij u çlirua nga ekstremistët pas dy ditësh bombardime intensive të trupave irakiane në qendër të qytetit. Forcat irakiane të mbështetura nga trupa aleatë dhe koalicioni i drejtuar nga Amerika po ndërmarrin një ofensivë të shkallës së gjërë për çlirimin e Mosulit nga ekstremistët.

1477739856_untitled-1 1477739867_untitled-2 1477739889_untitled-3 1477739906_untitled-4 1477739920_untitled-5 1477739935_untitled-6 1477739947_untitled-7 1477739961_untitled-8 1477739988_untitled-9 1477740016_untitled-10 1477740035_untitled-11 1477740051_untitled-12 1477740076_untitled-13 1477740096_untitled-14 1477740108_untitled-15

Loading...