Ballina Teknologji Foto/ Hyni brenda “shtëpisë” ku “jeton” Facebook-u

Foto/ Hyni brenda “shtëpisë” ku “jeton” Facebook-u

SHPËRNDAJE

Kur vjen puna për të treguar teknologjinë e tyre, kompanitë më të mëdha globale përgjithësisht tregohen diskrete, por nuk është ky rasti i Facebook.

Mark Zuckerberg ka nisur përmes profilit të tij në rrjetin social që ka ngritur vetë, fushatën për të treguar “të palarat” e rrjetit më të madh social.

Bëhet fjalë për “fermat ku prodhohet gjithçka e Facebook”. Sigurisht, nuk janë ferma në kuptimin tradicional të fjalës, por hapësira gjigante të mbushura me servera ku ruhen të dhënat tona.

Njëra prej tyre ndodhet në Lulea në Suedi. I gjithë ambienti është aq i madh saqë inxhinierët dhe punonjësit e mirëmbajtjes për të lëvizur përdorin motoçikleta Scooter.

“Brenda pak muajsh do t’u rrëfej përmes fotove të rralla teknologjinë më të avancuar që po ngre Facebook”,- shkruan Mark Zuckerberg.

Baza e të dhënave në Lulea të Suedisë u hap në vitin 2013 dhe është e para bazë të dhënash jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara për kompaninë./TCh/

1475506584-fb-700x466 1475506596-fb1-700x466 1475506603-fb2 1475506628-fb3-700x466 1475506641-fb4-700x466-1 1475506649_fb5

Loading...