Ballina Kryesore Fituesi i çmimit Nobel tregon: Ja dy ushqimet që shkaktojnë kancer

Fituesi i çmimit Nobel tregon: Ja dy ushqimet që shkaktojnë kancer

SHPËRNDAJE

Numri i njerëzve që preken nga kanceri i llojeve të ndryshme është shtuar ndjeshëm gjatë kohëve të fundit dhe të shumtë janë ata mjekë, të cilët nuk arrijnë t’i japin dot shpjegim këtij fenomeni që po merr mijëra jetë njerëzish. Nuk di nga të ruhesh e çfarë të bësh që të mos jesh ti viktima e radhës.

Një deklaratë shokuese ka ardhur së fundmi nga një shkencëtar gjerman, fitues i çmimit “Nobel”. Harald zur Hausen, ka konstatuar që virusi jo mirë i studiuar, i cili shfaqet tek lopët, mund të shkaktojë kancerin tek njerëzit!

“Konsideroj që kafshët shtëpiake mund të jenë shkaktarët direkt të kancerit të zorrës së trashë tek njerëzit. Kemi të dhëna eksperimentale që e konfirmojnë këtë tezë. Mirëpo, këtë tashmë duhet ta vërtetojmë”, ka theksuar Hausen.

Edhe shkencëtarët e tjerë më herët kanë tërhequr vërejtjen që përdormi i mishit të kuq (mishit të gjedhit, të viçit, të kalit, të deles dhe të derrit) rrit rrezikun e sëmurjes nga kanceri kolorektal. Mirëpo, Hausen konstaton që rreziku vjen vetëm nga mishi i gjedhit, por edhe nga qumështi i lopëve, edhe pse kjo nuk duket edhe aq e pabesueshme!

Loading...