Ballina Kronika Filmoi ryshfetin/ 18 mijë euro për prokurorin, ndalohet në Rinas biznesmeni

Filmoi ryshfetin/ 18 mijë euro për prokurorin, ndalohet në Rinas biznesmeni

SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka ndaluar në aeroportin e Rinasit, biznesmenin Gani Manollari që vinte nga Italia. Gani Manollari akuzohet për korrupsion pasiv; ai është personi që filmoi video-skandalin e dhënies së një ryshfeti prej 18 mijë eurosh, prokurorit Fatos Lushi, me qëllimin që t’i zhbllokonte llogaritë bankare.

Manollari është biznesmeni që denoncoi skandalin e korrupsionit në prokurori.
Video e publikuar në “Stop” shkaktoi një skandal të vertetë, pasi i u filmua oficeri i policisë gjyqësore, Fatos Lusha duke marrë plot 18 mijë euro për ti liruar llogaritë bankare biznesmenit. Në këtë video-skandal, Lusha u filmua, teksa thoshte se paratë i kishte për prokurorin Ardian Braho.

Nga ana tjetër, prokurori Fatos Lushi është shpallur në kërkim dhe dyshohet se fshihet në Kosovë.

Loading...