Ballina Bota Filipine, rrugët mbushen me gjak; 3700 të vdekur nga droga në 3...

Filipine, rrugët mbushen me gjak; 3700 të vdekur nga droga në 3 muaj

SHPËRNDAJE

Deri më tani numërohen të paktën 3700 të vdekur në Filipine nga përdorimi i drogës dhe lufta mes bandave. Presidenti  Rodrigo Duterte, urdhëroi trupat ushtarake të SHBA-së që të largohen nga brigjet e ishujve Filipine, duke e akuzuar si një shkaktare për gjendjen e rënduar në vend. Përfundimi i mundshëm i aleancës vjen si reagim ndaj zemërimit ndërkombëtar të masakrës së njerëzve të varur nga droga, të cilët tashmë ndodhen në duart e vullnetarëve dhe policisë filipinase.

Sipas Al Jazeera, në tre muaj numri i të vdekurve nga droga ka shkuar në të paktën 3700 persona dhe Duterte urdhëroi shtypjen e mafies së drogës, duke nxitur edhe gjakderdhjen. Sipas statistikave, në ditë vdesin 36 përdorues droge dhe kjo ndodhi vetëm në 100 ditët e para të Presidentit në detyrë dhe terrori mund të shihet në fotot e mëposhtme. Duterte tha se të paktën 3.7 milionë filipinas janë bërë të varur nga metamfetamina, e njohur lokalisht si shabu. Presidenti sqaroi se ka inkurajuar qytetarët që të marrin ndihmën e policisë dhe të sulmojnë skuadrat e fshehta të vdekjes.Gjithashtu rrugët janë mbushur me krime makabre mes trafikantëve të drogës. Në mesin e viktimave ka edhe shumë përdorues. Rasti më i fundit ndodhi kur një vrasës me motor, qëlloi për vdekje babin dhe gjyshin në prezencën e një vajze 5 vjeçe. Viktimat ishin duke konsumuar shabu

393b1d6100000578-3828977-the_slaughter_has_equated_to_roughly_36_filipinos_killed_everyda-a-11_1475981095874-640x426 3930d14400000578-3828977-relatives_mourn_the_loss_of_two_cyclists_killed_in_the_vicious_d-a-15_1475981096298-640x412 39368fd800000578-3828977-children_look_down_at_a_body_that_was_found_dead_earlier_in_the_-a-2_1475981094576-640x430 393686e100000578-3828977-people_mourn_the_man_killed_during_a_drug_deal_operation_earlier-a-18_1475981096884-640x426 filipine-640x426 filipine-kufime-640x460 policia-filipinase-640x426 vrasje-filipine-640x424.