Ballina Aktualitet FESTIVAL I FILMIT TË RI GJERMAN NË TETOVË

FESTIVAL I FILMIT TË RI GJERMAN NË TETOVË

SHPËRNDAJE

Gjashtë filma me përkthim në gjuhën shqipe dhe maqedonase, prej sot deri të premten do të shfaqen në Tetovë, në kuadër të Festivalit të 12-të të filmit të ri gjerman.

Festivali u mbajt nga 6 deri më 9 tetor në Shkup, në organizim të Ambasadës gjermane në Maqedoni. Nën moton “Dua film” të edicionit të sivjetëm të festivalit shfaqen filma në 10 qytete në Maqedoni – Prilep, Manastir, Ohër, Veles, Kavadar, Tetovë, Strumicë dhe Shtip.

Qytetarët e Tetovës, sonte në Qendrën e kulturës “Ilo Anteski-Smok” do të ketë mundësi ta shikojnë tragjikomedinë “Mjalti në kokë” nga dhe me Till Shvajger. Nesër dhe pasnesër projeksionet e filmave do të jenë në Qendrën për bashkëpunim ballkanik “Loja”. Të enjten do të shfaqen dy filma, në orën 18:00 “Për një vajzë” dhe në orën 20:00 filmi historik “Shteti kundër Fric Bauer”.

Të premten do të shfaqen tre filma. Në orën 16:00 publiku i fëmijëve do të ketë mundësi ta shikojë filmin “Shtëpia e krokodilëve”. Në orën 18:00 do të shfaqen “Heder-midis dy botëve”, ndërsa në orën 20:00 tragjikomedia “Rrugëtimi i jetës”. Hyrja për të gjitha projeksionet filmike është falas.