Ballina Sport Fabian Duro, “show” para yjeve të Bajernit të Mynihut (Video)

Fabian Duro, “show” para yjeve të Bajernit të Mynihut (Video)

SHPËRNDAJE

Ata janë yje të futbollit botëror, por një shqiptar i ka bërë të heshtin para një seance stërvitore. Lojtarët e Bajernit të Mynihut kanë mbetur të mahnitur nga aftësitë me topin të shqiptarit Fabian Duro.

I ftuar nga zëvendëstrajneri i Bajernit, Pol Klement, Fabian Duro ditën e sotme shfaqi aftësitë e tij të jashtëzakonshme në zhonglimin e topin, duke marrë në fund edhe duartrokitjet e të gjithë lojtarëve së bashku me stafin drejtues të kampionëve të Gjermanisë.

28-vjeçari e ka cilësuar ditën e sotme si më të bukurën e jetës së tij. Me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë të ditur aventurën e tij.

“Sot kam bërë shfaqe për ekipin e Bajernit para stërvitjes. Dita më e bukur e jetës time padyshim. U prezantova nga Ancelotti për ekipin e Bajernit dhe të gjithë lojtarët më përqafuan dhe duartrokitën, mora dhe disa dhurata, kam shumë video dhe foto që do postohen në të ardhmen”, shkruan shqiptari nga Kruja.

Duro u pikas pak ditë më parë nga zëvendëstrajneri i Bajernit, teksa ishte duke performuar në rrugët e Mynihut.

Loading...