Ballina Sport F1, Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Amerikës

F1, Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Amerikës

SHPËRNDAJE

Fundjavë përfekte për Lewis Hamilton. Piloti britanik i Mercedes e kaloi i pari finishin cmimin e madh të Amerikës teksa e kaloi i pari finishin me një kohë gati 5 sekonda më të shpejtë se shoku u tij i skuadrës Nico Rosberg, duke e ngushtuar në vetëm 26 pikë. Gara për titullin mbetet e hapur, kur kanë mbetur edhe tre cmime të mëdha deri në fund të botërorit të Formula 1.

Vendi i tretë shkoi për Redbullin e Daneil Ricciardon, ndërsa Ferrari mbetet jashtë podiumit. Senastian Fettel u rendit i katërti, ndërsa finlandezit iu desh ta mbyllte para kohe garën për shkak të një gabimi në Pit Stop. Mbetet pa pikë edhe Max Verstapen për shkak të një problemi me Red Bullin e tij, ndërsa Fernando Alonso zhvilloi një garë të shkëlqyer duke u renditur në vendin e pestë.

Dominim absolut i Mercedesit, me Hamilton që i jep një sinjal të qartë rivalit të tij brenda familjes. Kampioni i botës në fuqi nuk gaboi në start dhe e kontrolloi me kujdes garën, duke u ngjitur në fund në shkallën më të lartë të podiumit për të 50-ën herë në karrierë.

Në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë Rosberg kryeson me 331 pikë, ndërsa Rosberg kur ksnë mbetur edhe tre gara nga fundi, ka grumbulluar 305 pikë.

Loading...