Ballina Aktualitet EUROKOMISIONERI HAHN NIS VIZITËN NË SHKUP

EUROKOMISIONERI HAHN NIS VIZITËN NË SHKUP

SHPËRNDAJE

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, vizitën e tij në Shkup e filloi me një takim me kryeministrin teknik të Maqedonisë, Emil Dimitriev, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëllimi i vizitës së Eurokomisionerit Hahn është që të bëhet kontroll në ndodhitë politike dhe të diskutohet për rrugën përpara, veçanërisht në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor të këtij viti si dhe zbatimin e prioriteteve të ardhshme reformuese.

Pas takimit me kryeministrin Dimitriev, Eurokomisioneri Hahn do të takohet me liderët e katër partive më të mëdha politike, me Prokuroren Speciale Publike dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa pasditen e sotme është paralajmëruar konferencë për media nga ana e Eurokomisionerit Hahn, në të cilën do të informojë për detaje rreth takimeve të zhvilluara në Shkup.

Gjatë ditës së djeshme, Hahn dërgoi porosi se me rëndësi është që kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme të realizohen.

“Marrëveshja e arritur gjatë verës së kaluar nga ana e të gjitha partive kryesore politike dhe caktimi i datës së zgjedhjeve për këtë dhjetor është një hap i mirë. Megjithatë, ky është fillimi, me rëndësi është që kushtet e zgjedhjeve të besueshme të realizohen plotësisht dhe qytetarët të mund lirshëm të marrin pjesë në to”, ka theksuar Hahn.

Loading...