Ballina Aktualitet Edhe gazeta e vetme opozitare maqedonase i shitet biznesmenit serb që ka...

Edhe gazeta e vetme opozitare maqedonase i shitet biznesmenit serb që ka lidhje me pushtetin

SHPËRNDAJE

Kompania ”Adria Media Grup” dje informoi se e ka blerë gazetën ditore ”Slloboden Peçat” që deri tani njihej si gazetë që e kritikon pushteti, shkruan sot Gazeta Lajm, transmeton Agjencia e Lajmeve Flaka 

”Slloboden Peçat” bëhet pjesë e disa mediave tjera në Maqedoni që janë të blera dhe të udhëhequra nga kompani nga Serbia dhe me pronarë serb.

Deri tani gazetat ditore ”Dnevnik”, ”Utrinski Vesnik”, ”Vest”, portali Telegraf.mk dhe televizioni ”Allfa” janë nën pronësi të pronarit Aleksandar Rodiq i cili shpreson se me blerjen e ”Slloboden Peçat” në Maqedoni do të ndryshojë potencialin për zhvillimin e mediave të shtypura dhe digjitale.

Nga ana tjetër, pronari më i madh i mediave në Maqedoni është serbi Veselin Jevrosimoviq, pronar i kompanisë ”Komtrejd” e cila në vitin 2009 e fitoi tenderin për paijsje për kompjutorë për çdo fëmijë. Për këtë tender, ai solli në Maqedoni gjithësejt 55.000 kompjutorë për fëmijët që mësojnë nëpër shkollat fillore.

Jevrosimoviq, në vitin 2013 i bleu aksionet shumicë të televizionit ”Alfa”. Ai është edhe pronarë i grupacionit ”Media Print Macedonia” që shtyp disa gazeta ditore në Maqedoni.

”Dnevnik”, ”Utrinski Vesnik”, ”Vest”, portali Telegraf.mk dhe disa aplikacione tjera janë në pronësi totale të këtij ndërmarrësi nga Serbia.

Flitet se edhe televizioni Sitel menaxhohet nga biznesmenë serb.

Loading...