Ballina Kronika E tmerrshme, i moshuar gjendet i vdekur prej 20 ditësh në banesë

E tmerrshme, i moshuar gjendet i vdekur prej 20 ditësh në banesë

SHPËRNDAJE

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur ne Patos. Mësohet se një i moshuar kishte ndërruar jetë 20 ditësh, por askush nuk e kishte vënë re mungesën e tij.

Burime nga policia thanë se një ditë më parë në orën 09:20, në qytetin e Patosit, në banesën e tij është gjetur i vdekur pa shenja dhune, Sami A., 68 vjeç.

Pas hetimeve rezultoi se vdekja ka ndodhur para 20 ditësh dhe ka ardhur nga shkaqe natyrale. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit.