Ballina Kryesore Dom Ernest Troshani shpallet kardinal nga Papa. I dyti pas Koliqit

Dom Ernest Troshani shpallet kardinal nga Papa. I dyti pas Koliqit

SHPËRNDAJE

Nga sheshi papal i Romës, Papa Françesku ka shpallur kardinalët e rinj, mes të cilëve edhe shqiptarin Dom Ernest Troshani, i cili mbahet mend për dëshminë e jetës së tij si i krishterë gjatë vizitës së Atit të Shenjtë në Tiranë, shtatorin e para dy viteve.

Dom Ernest Troshani është i vetmi prift në të gjithë listën e kardinalëve të shpallur për t’u nderuar. Më 21 shtator të 2014-s, Troshani dëshmoi para Papa Françeskut vuajtjet e tij dhe të Kishës shqiptare përgjatë komunizmit. Përqafimi i përzemërt dhe përlotja e Papës në takimin me të u pasqyrua në mediat e të gjithë botës.

Ernest Troshani bëhet kështu kardinali i dytë shqiptar pas Dom Mikel Koliqit. Ky është një titull nderi për atë, që nënkupton se ai nuk do të mund të marrë pjesë në konklavë, për shkak të tejkalimit të moshës, por Kisha thjesht e nderon.

Kardinali tjetër përpara Troshanit ishte Mikel Koliqi, i shpallur i tillë prej Gjon Palit II për dëshminë e jetës së krishterë dhe për martirizimin. Ky është një nderim dhe mirënjohje, që Papa Françesku i bën Shqipërisë përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë, ceremoni që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër.

Loading...