Ballina Kronika Cyrih: Këndonin në klub nate pa leje pune, arrestohen katër këngëtarët dhe...

Cyrih: Këndonin në klub nate pa leje pune, arrestohen katër këngëtarët dhe pronari nga Maqedonia

SHPËRNDAJE

Pronari i një diskoteke në Dietekon të Cyrihut është arrestuar, përkundër që ai vetë alarmoi policinë pas një grabitje në lokalin e tij, shkruan media zvicerane zsz.ch. Policia kantoniale ka vizituar lokalin pas alarmimit për grabitje, të mërkurën, ku nga kontrollet është verifikuar se në lokal punonin dy gra boshnjake 19 dhe 26 vjeç pa leje pune dhe një djalë 21 vjeçar nga Maqedonia, përcjell zhurnal.mk. Vetë pronari është 27 vjeçar dhe ka origjinë nga Maqedonia.

Për të mos mbaruar këtu, policia shkoi në të njëjtin vend të enjten ku gjeti edhe katër persona tjerë, nga 18 deri në 26 vjeç, të gjithë nga Maqedonia që gjithashtu nuk kishin leje pune. Ata me gjasë duhet të kenë qenë këngëtarë në klubin e 27 vjeçarit.

Pesë burrat, dy vajzat dhe pronari janë arrestuar, për shkelje të ligjeve të shtetit helvet. Zvicra ka ashpërsuar ligjet rreth të huajve dhe kontrollet nëpër lokale janë shtuar për të gjetur të punësuarit pa leje pune./Bota sot