Ballina Bota Analiza CNN: Fushata e zhurmshme e Trump do mbetet në harresë

CNN: Fushata e zhurmshme e Trump do mbetet në harresë

SHPËRNDAJE

Zgjedhjet presidenciale më dramatike dhe më të paparashikuara për dekada të tëra, janë duke shkuar në një gjendje të çuditshme suspance.
Donald Trump dhe ekipi i tij, duke u përballur me deficite të mëdha në rezultatet e sondazheve, insistojnë se kandidati republikan do jetë ai që do fitojë. Por ai dhe aleatët e tij duket se janë duke i rritur parashikimet e mundësisë së humbjes.
Hillary Clinton, ndërkohë, është duke parë ngritjen e shanseve për të marrë presidencën, në një kohë ndarjeje të thellë ku asistentja e saj thotë se nuk do marrë asgjë për të mirëqenë.

1
Vetëm me dy javë të mbetura nga dita e zgjedhjeve, në Capitol Hill po ndodhin shumë ngjarje dramatike, ku liderët republikanë qëndrojnë në ankth, të shkëputur nga zgjedhja e tyre s’mund të jenë më të shqetësuar se kaq për mënyrën si do shkojë gjërat. Trump, në fushatën e tij, kërcënoi se do hiqte shumicën e liderëve republikanë në senat.

2
Clinton do tentojë të ushtrojë presion mbi republikanët të hënën kur të bashkohet me Senatin. Elizabeth Warren është në Nju Hempshajër për të sulmuar republikanët që janë duke qëndruar në krah të Trump. Shënjestra e saj më e qartë është Kelly Ayotte, një republikanet më vulnerabël të senatit, e cila është stërmunduar të mbërthehet pas kandidaturës së Trump.
Trump gjithmonë ka qenë i përfshirë në gjithçka dhe është e vështirë ta heqin qafe kaq shpejt. Fituesin e zgjedhjeve e vendosin votuesit dhe jo rezultatet e sondazheve. Kandidati republikan duket se do shkojë në rrugën e humbjes në datën 8 nëntor.

3

 

“Shumë mbrapa”
Një sondazh i publikuar nga ABC News në ditën e diel, tregohej se Clinton ishte 12 pikë para Trump, duke marrë kështu mbështetjen e 50% të të gjithë votuesve kudo në vend. Sondazhi i CNN, i jep kandidatit republikan një 9 pikësh më pak. Provat tregojnë se Trump mund të jetë shumë mbrapa dhe nuk do arrijë kurrë të fitojë.


“Nuk dua të mendoj për të kaluarën, nëse do kisha bërë më shumë në garën për Karolinën e Veriut, me siguri që do kisha fituar 500 vota, në vend që të humbisja 200”, u shpreh Trump të premten ndërkohë që shpreson se do jutë ai fituesi.
Ai dukej i lodhur gjatë fjalimit të fundjavës megjithëse mbështetej nga turma e madhe.

4
Gjatë të premtes mbrëma, në Njutaun, Pensilvani, kandidati republikan e pranoi se fushatës së tij i duhej një përmirësim i dukshëm.
“Kam harxhuar kohë, para dhe energji dhe duhet ta kthejmë këtë rezultat se s’bën”, u shpreh ai.
Të martën e kaluar, Trump, duke i njohur mirë sondazhet, tha se e kishte humbur besimin tek disa ku tregohej se ai ishte para rivales së tij.
“Megjithëse jemi para në sondazhe, nuk besoj më tek to”, tha ai.
Menaxherja e fushatës së Trump, Kellyanne Conway pranoi pozicionin fushatës dhe i dha Clintonit kredit për kryesimin e saj.

5

 

“Jemi mbrapa”
“Ajo ka një avantazh të madh”, tha Conway për Clintonin. “Burri i saj është një ish-president i cili bën fushatë për të, ajo është ish-zonja e parë dhe shumë e njohur nga të gjithë më shumë se ç’mund të dëshironte. “Nëse Trump humbet, do humbasë siç di ai ta bëjë.”
Trump shtoi gjithashtu gjatë mbrëmjes së të dielës se do donte që partia e tij të bënte më shumë për të përmirësuar fushatën e tij.
“Dilni dhe votoni sepse kjo përfshin dhe pjesën ku unë do rizgjedh republikanët në të gjithë vendin”, tha Trump në Naples, Florida.
Pak më parë, në mjedisin simbolik të Gettysburg, Pensilvani, ai bëri të qartë se fushata kishte në krye vetë atë dhe me atë do përfundonte.
Por Trump, aksidentalisht e vodhi dritën nga vetja e tij kur kërcënoi gratë që e kishin akuzuar për sulme seksuale dhe duke sharë median për garë kundra tij.
Përsëri, ai u largua nga çështja kryesore e mesazhit të tij ku përfshiheshin propozime të detajuara në etikën e re, duke e etiketuar Kinën si manipuluese planesh ekonomike dhe krijuese strategjish të forta për të shkatërruar ISIS.

6

 

“Kjo është kandidatura e tij”
“Ai i krijon vetë fjalimet e tij”, tha Conway. “Kjo është kandidatura e tij. Ai po lufton për Shtëpinë e Bardhë dhe ka privilegjin të thotë ç’të dojë”.

“Duke i kthyer sytë nga Anglia për frymëzim”
Ndërkohë që sondazhet duket se janë ogurzeza, mbështetësit e Trump po kërkojnë frymëzim nga votuesit në Britani, të cilët votuan për të dalë nga Bashkimi Evropian.
Një veteran republikan tha të shtunën se disa liderë me eksperiencë të partisë të cilët besojnë se Trump mund të fitojë.
Clinton është duke sinjalizuar se ajo e ka lënë atë pas dhe është duke kërkuar një mesazh më pozitiv i cili ngre moralin e fushatës së saj për të nxitur votuesit.
Ajo tha se nuk do i përgjigjej më deklaratave të tij që ngrenë polemika.
“Debatova me të për 4 orë e gjysmë”, tha ajo. “As nuk më vjen më në mend t’i përgjigjem”.
“Do e lë vetë popullin amerikan të vendosë atë çfarë ofron ai dhe atë çfarë ofrojmë ne”, shtoi ajo.
Jeff Zeleny nga CNN, raportoi të dielën se Clinton ka bërë marrëveshje me disa nga senatorët republikanë, duke përfshirë dhe ditët e saj në Capitol Hill, duke i thënën atyre se do punonin së bashku për qeverinë. Ekipi i Clinton po shikon të zgjerojë dhe hartën e fushatës elektorale për të marrë një fitore sa më decizive duke lëvizur në shtetet e Utah dhe Arizonës.

Burimi: CNN/ Reporter: Stephen Collinson

Loading...