Ballina Diaspora Cilat ishin 150 shoqëritë shqiptare që u formuan në SHBA

Cilat ishin 150 shoqëritë shqiptare që u formuan në SHBA

SHPËRNDAJE
Viron Prodani
FEDERATA VATRA
Përpjekjet e para të shqiptarëve të Amerikës për t’u organizuar në shoqëri patriotike filluan në fillim të shek. XX-të. Që nga viti 1906 kur u krijua shoqëria e parë dhe deri në fillim të viteve ‘40, u formuan mbi 150 shoqëri të cilat kanë dhënë një kontribut shumë të madh jo vetëm në jetën e tyre në Amerikë por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Qëllimi i krijimit të këtyre shoqërive, ka qenë i gjithanshëm siç do të përmend:
– Të mësojnë nga liria, fuqia dhe bashkimi i popullit amerikan të cilat e bënë këtë komb kaq ideal.
– Të ritë në mes të shqiptarëve dashurinë për kombin dhe njëri tjetrin.
– Të arsimojnë më të zotët dhe më të shquarit shqiptarë në shkollat amerikane të cilët të kthehen si mësonjës në Shqipëri.
– Të mësohet gjuha shqip dhe anglisht që të përhapet në mes të qyteteve Shqiptare dhe Amerikane
edukata dhe doktrina morale.
– Të mbrojë emigrantët dhe punëtorët shqiptarë.
– Të mësojë për vetëqeverimin e Shqipërisë.
– Të forcojë miqësinë në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve.
– Të mbledhë të holla, dhurata për ti shpërndarë në shqiptarët nevojtarë.
– Të organizojnë degë të reja të shoqërisë.
– Të shtojnë numrin e anëtarëve.
– Shoqëria të mos merret me punë politike.
– Të mbledhin fonde që të përdoren në Shqipëri për ndërtime të ndryshme në infrastrukturë, shkolla, ujësjellës dhe raste fatkeqësish.
Në luftën për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, luftën e armatosur, pavarësinë e Shqipërisë dhe ruajtjen e tërësisë tokësore kontribut kanë dhënë shoqëritë “Malli i Mëmëdheut”, “Flamuri i Krujës”, “Vatra”, “Bashkimi”, “Vjosa”. Në bashkimin e të gjithë emigrantëve për ruajtjen e ndjenjës kombëtare, hapjen e shkollave shqip, hartimin e abetares, botimin dhe shpërndarjen e librit, arsimimin e të rinjve sidomos vajzave kanë luajtur shoqëritë “Malli i Mëmëdheut”, “Arsimi”, “Vatra”, “Drita”, “Gjergj Kastrioti”, “Lidhja Studentore”, “Dituria”. Për bamirësi, ndërtimin dhe mbajtjen e shkollave, ujësjellsave, çezmave, varrezave dhe zbukurimin e qyteteve e fshatrave kanë dhënë kontribut shoqëritë “Mirëbërëse”e Dardhës, “Vëllazëria” e Vithkuqit, “Bashkimi” e Drenovarëve, “Bashkimi” Poradecarëve, “Mbleta” Dardharëve, “Bashkimi” Shalësjotëve. Nga dokumentat e kohës si gazetat, librat, revistat që botoheshin jo vetëm në SHBA, por edhe në Shqipëri, Bukuresht, Sofje, Manastir, Selanik kam nxjerrë mbi 150 shoqëri. Në lidhje me krijimin e këtyre shoqërive, Faik Konica ka thënë: “Që më 1896 e gjer më 1910, kam parë disa dyzina shoqëri shqiptarësh të lindin, të vikasin, të rriten pak dhe të vdesin. Pyes vehten pse? Pa dyshim një nga shkaqet e para është karakteri i shqiptarëve të cilët individualistë të mësuar të rrojnë dhe të veprojnë veç e veç nuk janë të zotët të lidhen për një qëllim të përbashkët, të dëgjojnë dhe të pyesin njëri tjetrin.” Faik Konica, Gazeta “Dielli” No 51, viti 1912.
Shoqëritë mirëbërëse, fetare, shtypi, zgjidhnin pothuajse çdo vit drejtuesit e tyre, organizonin piknikë, aktivitete artistike, kulturore etj. të cilat janë të shumta. Kam përzgjedhur disa prej tyre me qëllim që të evidentoj ata ose ato që kanë kontribuar ose spikatur më shumë në jetën dhe mbarëvajtjen e diasporës shqiptare në SHBA. Padyshim, që më kryesorët në këtë drejtim janë Faik Konica, Fan Noli, Kostë Cekrezi, Kristo Floqi, Kristo Dako, Bari Omari, Sotir Peci, Mina Grameno, Petro Nini Luarasi etj. për të cilët janë botuar shumë libra e shkrime të ndryshme.
Nga të gjitha shoqëritë, më shumë kam veçuar shoqërinë e parë “MALLI I MEMEDHEUT” dhe shoqërinë më të madhe dhe më jetëgjatë “VATRA”.
 
MINA GRAMENO ME ANETARE TE SHOQERISE MALLI I MEMEDHEU
Mina Grameno dhe Petro Nini Luarasi, shkuan në Bufalo në shtëpinë e Thanas Viso Mborjes ku atje më 1 Janar 1906 themeluan shoqërinë “MALLI I MEMEDHEUT” dhe përpiluan kanonizmën me 43 nyje. Ja si e kujton vetë Thanas Viso Mborja këtë ditë: “Unë i thashë një ditë një shoku, se ne që kishim qenë në Rumani dhe kishim parë atje se si ishin organizuar shoqëritë patriotike, nuk mund të rrinim duar kryq por duhet të merrnim iniciativën për krijimin e shoqërive të tilla në Amerikë. Për këtë ishte e mira të ftoheshin nga qyteti Xhejmstoun. Këtu ndodheshin rreth 80 shqiptarë dhe patriotët Petro Nini Luarasi e Mina Grameno me qëllim që të na ndihmonin. Shoku im e pëlqeu mendimin tim dhe kështu nuk mbeti veçse ta vinim në zbatim. Më 1 Janar të vitit 1906, në konakun tim u mblodhën patriotë për të vendosur në lidhje me çështjen e themelimit të shoqërisë. Këta patriotë ishin: Mina Grameno, Petro Nini Luarasi, Kol Rikashi, Pandi Lipi Kallanxhiu, Thimi Nuni Boçka, Pandi Mihal Furxhi, Dhimitraq Zisi Negovani, Vani Odo Karameta, Vani Vangjel, Thanas Halle, Mihallaq Kristaq Bimbli dhe unë..” (Thanas Viso Mborja ka lindur në Mborje në vitin 1876).
Shoqëria krijoi dhe statusin e saj e cila u bë shembull për shqiptarët e qyteteve të tjera në SHBA. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë shoqëri ishin punëtorë ku sundonte fryma patriotike. Ata që kishin mbaruar shkollën shqipe dhe kishin një farë kulture u bënë udhëheqësit shpirtërorë të tyre. Costandin A. Demo në librin e tij për një nga këta drejtues shkruan: “Petro Nini Luarasi ishte “The Paul Revere” i shqiptarëve mbasi vinte në ç’do vënd ku kishte shqiptarë dhe predikonte patriotizëm. Ay ishte një librari me dy këmbë, me xhepat mbushur plot pamfleta, revista e gazeta. Ai pregatiti udhën e lëvizjes kombëtare për ata që ardhë pas tij. Shoqëria “Malli i Mëmëdheut” krijoi edhe një bibliotekë me libra në gjuhën shqipe, anglishte dhe greke, gjuhë këto që pak a shumë i njihnin punëtorët shqiptarë të Bufalos. Fondin e parë të librave e dhuroi Thanas Viso Mborja i cili kur u largua nga Rumania mori dy sundukë me libra në gjuhën shqipe nga shoqëria e shqiptarëve të Bukureshtit. Këto libra ishin shkrojtur nga patriotët e Rilindjes dhe shtypur në tipografinë e shoqërise “Dituria” të Bukureshtit. Anëtarët e shoqërisë paguanin si kuote ½ dollarë në muaj. Ata ishin lidhur me punëtorë dhe intelektualë amerikanë. Një nga këta, Zt. Moss, në gazetën “Morning Post” e popullarizoi shumë luftën e popullit shqiptar dhe kërkesat e tij. Kjo shoqëri në vitin 1909 kishte si kryetar Gaqi Themelin, N/Kr.Vangjel Camçen dhe kontrollorë Koço Gramenon dhe Janko Vishnjën.
Më 25 nëntor 1913, shoqëria u bashkua me Federatën “VATRA” dhe u krijua Dega No.25, Jamestown, N.Y. me 100 anëtarë. Kjo degë zgjodhi këta drejtues: Kryetar Ilo Furxhi, arkëtar Lambi Cale, sekretar Perikli Murzaku, pleqësia Vasil Argjir, Hysen Belortaja, Sali Selman.
 
SHOQERIA BESA-BESE
Shoqëria “BESA–BESEN“
– U formua në Boston më 1 Janar 1907. Kryetar i saj ishte Fan Noli. Kontributet e kësaj shoqërie janë:
– Ju drejtua Konferencës së Hagës në korrik të vitit 1907 ku kërkoi pavarësinë nga Turqia.
– U bë nismëtare për krijimin e kishës së pavarur shqiptare që u themelua më 18.05.1908 në New York.
– U bë nismëtare për bashkimin e shoqërive patriotike të shqiptarëve në SHBA në një organizatë të vetme “VATRA” më 28.04. 1912.
– Gazeta “DIELLI” që doli për herë të parë më 15.02.1909 ishte organ i shoqërisë kombëtare “Besa-Besën”.
Cilat ishin 65 degët e shoqërisë “VATRA”, emrat e të gjithë anëtarëve
Shoqëri patriotike e emigrantëve shqiptarë në SHBA. U themelua në Boston më 28.04.1912. “VATRA” u bë shprehëse e aspiratave kombëtare demokratike të emigrantëve dhe të gjithë popullit shqiptar. Kjo mbështeti luftën e popullit shqiptar në luftën e tij për liri, shpalljen e pavarësisë dhe protestoi kundër copëtimit të Shqipërisë.
“VATRA” mbajti gjallë gjuhën, traditat kombëtare dhe zhvilloi veprimtari të shumta arsimore, kulturore. “VATRA” dha një ndihmë të madhe në ndërtimin e Autoqefalisë së Kishës në Shqipëri mbasi shumë emigrantë ishin nga Korça, Kolonja, Përmeti dhe Gjirokastra. Shoqëritë që u mblodhën për themelimin e shoqërisë “VATRA” me përfaqësuesit e tyre janë:
“Besa- Besën”, Boston, Llambi Cikozi
“Kombëtarja”, Worchester, K. Kostika
“Flamuri i Krujës” Boston, Elio D. Tromara
“ Mirëbërësja”, Sarakusit, Kostaq Kotta
“Skënderbeut”, Garry Jani, A. Bellkameni
Shoqëritë “Dallëndyshja” e New Yorkut dhe “Malli i Mëmëdheut” nuk erdhën, por ishin dakord me bashkimin e shoqërive.
Mbledhja e parë më 23.03.1912. Qëllimi i shoqërisë.
Shoqëria “Malli i Mëmëdheut” diskutoi që qëllimi i bashkimit të jetë edukativ, për mësimin, se është e nevojshme për gjendjen që është sot Shqipëria. Fan Noli theksoi se bashkimi i shoqërive të ketë qëllim politik. Po nuk u njoh zyrtarisht pavarësia kombëtare nuk mund të hapim shkolla në gjuhën shqipe.
Dita e dytë më 24.03.1912. U diskutua për organin e shtypit që do të përdornin.
Shoqëria do të mbante si organin e saj gazetën “Dielli” që ja jepte shoqëria “Besa-Besën.”
– Disa kërkuan që të mos ketë gazetën e saj por të nxjerrë çdo muaj një buletin.
– Disa të tjerë që gazetën ta kenë persona të veçantë dhe ta shesin.
U vendos që “Dielli” të jetë nën hijen morale të shoqërisë por pa u përzierë në financat e gazetës. Ju la si detyrë Faik Konicës dhe Kristo Floqit që të këshillohen me një avokat amerikan mbasi do të bëhet kanunorja e saj dhe të njihet zyrtarisht prej Guvernës së Bostonit siç janë njohur edhe shoqëritë irlandeze, polake etj.
Dita e tretë më 31.03.1912. Qëllimi ishte emri i shoqërisë.
Emri duhet të jetë i shkurtër, me kuptim të thellë prandaj u propozuan katër emra:
“Pro Patria” – “Argu” – “Parmënda” dhe “Vatra”. Dy të parat u hoqën se ishin emra të huaja. U votuan dy të fundit dhe me shumicë fitoi “VATRA”.
“”Vatra” është fjalë e thjeshtë shqipe e stërgjyshërve tanë. Na kujton vatrën tonë, shtëpinë, atdheun e dashur, na çpon, na lëndon ndjenjat tona dhe na përmend mallin dhe dëshirën e atdheut tonë”. Shoqëria u quajt Federata Shqiptare e Amerikës “VATRA”. Më 28.04.1912 dita e fundit e bisedimeve mund të quhet ditë historike e krijimit të “VATRES” Boston Mass. Më 13 qershor 1912, Federata Pan Shqiptare “Vatra”, u njoh prej shtetit Massacusetts.
Federata, mori diplomën e saj (charter) të shënuar prej Z. Albert P. Langtry, sekretarit të Shtetit. Emrat e atyre që bënë aplikatën për njohje dhe që janë shkruar në dipllomë janë: Faik Be Konica, Lambi Chikozi, Fan S.Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Kosta Kotta. Në komisionin për bashkimin e shoqërive kanë qenë: At Fan Noli, Kristo Floqi, Faik Konica, Paskal Aleksi.
Degët e shoqërisë “Vatra” do të ngriheshin në shumë qytete, prandaj u ngrit një komision që do të merreshe me organizimin e degëve. Degët do të emërtoheshin me numra.
 
Dega No. 1: U krijua në Boston më 12 maj 1912, drejtues:
Kryetar: Kristo Kirka
Sekretar: Elia Zografi
Arkëtar: Kristo Aristidi
Pleqësia: Kosta Ratcka, Efthim Natsi, Nikolla Caknaqi, Petro Lazar.

 

Dega No. 2: U krijua në Lyn, Mass. më 26 maj 1912, drejtues:
Kryetar: Elia Tromara
Sekretar: Sokrat Naum
Arkëtar: Kristo Sterio
Pleqësia: Dionis Kristo, Guri Dimitri, Petro Andon.
Dega No. 3: U krijua në Peabody, Mass. më 30 korrik 1912, drejtues:
Kryetar: Xhafer Hasan Starja
Sekretar: Isa Demi Starja
Arkëtar: Perikli Rëmbeci
Pleqësia: Muharem A. Helmësi, Veli Qazim Selenica, Theodor Rëmbeci.

 

Dega No. 4: U krijua në Manchester N.H. më 2 qershor 1912, drejtues:
Kryetar: Theodos P. Spiro
Sekretar: Toli Josif
Arkëtar: Lambi Vangjel Polena
Pleqësia: Haxhi Adem, Spiro Postoli, Josif Blushi.
Dega No. 5: U krijua në Worchester Mass. më 19 maj 1912, 
5 copydrejtues:
Kryetar: Vangjel Sotir
Sekretar: Kosta Vasil
Arkëtar: Th. Polena
Pleqësia: Axhem Hasan, Mazllun Panariti, Sotir Kasuli.
Taunton Mass. më 2 qershor 1912, drejtues:
Kryetar: Guri Kristo Luarasi
Sekretar: Karlo Kozo
Arkëtar: Gjergj Luka Qafzezi
Pleqësia: Paskal Andon, Spiro Dhame, Thimi Vangjel.
Dega No. 6: U krijua në Lewiston, Maine më 28 qershor 1912, drejtues:
 
Kryetar: Toli Kristo
Sekretar: Koci Janaq
Arkëtar: Spiro Petro
Pleqësia: Maliq Maksut, Kosta Vangjel Grabocka, Tsale Stillo.
Dega No. 7: U krijua në Biddeford- Saco, më 16 qershor
1912, drejtues:
 
Kryetar: Stathi Suli
Sekretar: Ilia Andon
Arkëtar: Telha Kanan
Pleqësia: Thanas Idriz, Liço Rahman, Dhosi Spiro Lubonja.
 Dega No. 8: U krijua në South Framingham-Milford Mass më 19 maj 1912, drejtues:
 
Kryetar: Kristo Kosta
Sekretar: Jan Karol
Arkëtar: Jovan Thanas Progri
Pleqësia: Thoma Gramo, Kristo Kallfa, Miti Mihal Dishnica, Jovan Anton Progri
Brockton Mass. më 19 maj 1912, drejtues:
Kryetar: Andrea Kristo
Sekretar: Pandi Bogdani
Arkëtar: Fazlli Frashëri
Pleqësia: Zejnel Muke, Louis Stefan, Ismail Telha.
Dega No. 9: U krijua në Hudson-Marlboro Mass. më 26 maj 1912, drejtues:
 
Kryetar: Kozma Angelo
Sekretar: Dimitri Kreshpani
Arkëtar: Gjino Zguro
Pleqësia: Janaq Stefan, Kosta Melçanaku, Luka Lazar.
Dega No. 10: U krijua në Southbridge, Mass.më 16 qershor 1912, drejtues:
 
 
Kryetar: Sotir Gjika
Sekretar: Naum Dishnica
Pleqësia: Lazar Kozma, Tasi Vangjel, Jani Lubonja.

vijon nesër
***
Emrat e shqiptarëve që emigruan në Amerikë në vitet 1884-1945 sipas rendit alfabetik
Periudha 1884-1920
Emri Mbiemri Vendi
Duli George Marlboro
Dule V. Malindi Salem
Demir Poloska Argo
Demir Mustafa Augusta
Dionis Elia Boston
Dimitraq Naum Concord
Dule Sherif Biddeford
Dine Kambur Çoroguni Concord
Daver Bijo Gjirokastra Biddeford
Daman Xhemal Përmeti Bideford
Daver Hashorva Gjirokastra Biddeford
Demi Damianeci Thre Forks
Dalip Asllan Lazarati Fitchburg
Dervish Xhemal Jamestown
Demir Korça Jamesttown
Duro Abedin Serani Rochdale
Demir Tahir Goskova Massillon
Dimitri G. Kotnani Worcester
Daver Toto Pittsburgh
Dake R. Stravica New Florence
Dashamir Përmeti Akron
Dimitri Dh. Petoshe Southbridge
Dervish H. Kuta Southbridge
Demir S. Bitincka Southbridge
Dimitri Toli Progri Gary
Daçe Çeço New-York
Dervish Lazarati New-York
Dimitraq K. Nica Red-Wing
Dimitri Çoka Millinocket
Duli M. Naska Natick
Dimitri V. Robo Milford
Dimitri D. Negovani Manchester
Dimitri Simon Natick
Dimitri Tasi Natick
Dimitri Robo Brockton
Duro Harsin Manchest.
Dalip Haxhi Saco
Dalip Lani Milwakue
Dervish Nikolica Milwakue
Dali Elmasi Rockland
Daut Lano Canton
Denis Pici Philadelfia
Dule K. Gremshi Boston
Dervish Fejzo Polena Boston
Dine Teme Chikago
Dane Alarupi Detroit
Dake R. Stravicka Detroit
Demir Ali Progri Buffalo
David Përmeti Fitchburg
Dita Kristo Sterio L.
Daver Vekip Saco
Dimitri Rafail Natick
Dimitri Kristo Natick
Dionis Jane Marlboro
Kostandin Prodani Manchester
Dionis Spiro Manchester
Dionis George Lonsdale
Dimitri P. Anastas Albany
Dorothea Pano Alliace
Dionis Peppo Detroit
Demetri Theodhos Milwanke
Dimitri V. Anastas Siatle Wash
Dimitri Andon Antlantic City
Dule D. Podgorani Boston
Dalip H. Starovecka Marlboro
Daut Glono Vlora Detroit
Duro O. Gllava Worcester
Dimitri Aleks Natick
Daniel Petro Chikago
Dervish Muhamet Gjirokastra Biddeford
Dule Cerava Peobody
Divid Ismail Lewiston
Dervish Banush Lazarati Fitcburg
Dimitri S. Haxhi Rochdale
Dimitri Snica Natick
Duli F. Malindi Lowell
Duli George Marlboro
Dimitri K. Nico Red Wing
Daut A. Lazarati Waterbury
Dervish Emin Kuci Waterbury
Duro Arshim Nivica New Bedford
Demir S. Kuta Canton
Dajlan D. Gjirokastra Saco
Duri Toci New York
Daut Berberi Philadelfia
Dimitra Th. Bardho Natick
Demir Zeqir Keloca Massillon
Duro Hasim Nivica New Bedoford
Daut S. Veliqoti New Bedoford
Demo Sheremet Luzati New Bedoford
Daver Toto East Pitsburg
Demir R. Kalivaci Waterbury
Dajlan M. Corushi Waterbury
Dimitri Marjani Gary
Dervish R. Panariti Pontiac
Dorothea Tushi Drenova L
Drita Miko Kokalari L
Darthi Lazi Jorganxhi L
Dushi Papalekasi Boston
Daut Asim Boston
Dalip Lazarati Fitchburg
Demir Mustafa New York
Demir Bej Polaska Argo III
Dervish Nikolica New York
Dini Ismail Bradocck
Demetra Chapulari New York
Dimitra Vangjel Naum L
Drita Thana L
Dhoske Sotir Adham 1892
Dimitri Kiras Jamestown
Denis J. Kamburi Jamestown
Daniel Petro Chikago
Demetra Tushe Detroit
Demke Qatipi Detroit
Duro Tabaku Boston
Dimitri V. Robo Hudson
Daut M. Tragjasi Jamestown
Demir R. Kalivaci Naticka
Dervish Zh. Nakoleci Newburyport
Dukagjin Kerxhalli Rouchdale
Dimitri Kriosto Naticka
Dimitri Kostandin Manchester
Demir Asim San Spring
Daut K. Gjirokastra Peabody
Dilaver R. Selenica Peabody
Diogjen Gava Brockton
Dervish Belortaja Jamestown
Duro Tabaku Newburyport.t
Domeniko S. Baltoja Natick
Daut Xh. Hotova Lowell
Daut Jaho Vlora Akron
Dajlan R. Babani Waterbury
Dalip Elmaz Bitincka Waterbury
Dilaver Ali Newburypo.t
Dimitri Peri Lynn
Dajlan Bebachi Watervilli
Demiri Plasa Philadelfia
Dule Feti Lowell
Dimitrulla G. Kace Natick
Dali Palo Maleshova New Florenc
Djell Jakup Nivica New Bedford
Defter Qerim Tepelena New Bedford
Dalan Bebec East Pitsburg
Dake Selim Buta Waterbury
Demir A. Babani Waterbury
Dane S. Leskovica Milwakue
Dorothy Zija Manastie L
Dallendyshe Galip L
Dorothy Andrea Elia L
Diana James Tanes L
Dava Peter Sako L
Dushi Efthim Boston
Derviish Lazarati Fitchburg
Dini Theodhor Worchester
Demir Poloska Milwaukee
Daut Asim Boston
Dini I. Libohova Braddock
Dini Nenia Detroit
Dine Zenel Worches
Dimitri Gligor Petro L
Demetra Kole L
Dhori Gaqi Koti 1903
Dhime Pano Peterson 1892
Dhime Andrea Pano 1892
Dhosi P. Katundi 1892
Dhimiter Mborja 1900
Dhori Kërëku New York
Dhimitraq A. Zisi Albany
Dhimitraq Zisi Negovani Boston
Dhimitri Tërova New-York
Dhimitri S. Noli Waterbury
Dhori Fani New-York
Dhimitri Gjika Philadelfia
Dhimitraq Lazo Marlboro
Dhori N. Dishnica Bufalo
Dhosi Doke Natick
Dhori A. Mitace Hudson
Dhimitri Boboshtica Hudson
Dhori Bezo Hudson
Dhimitri Th. Gure Boston
Dhori Samarxhi New York
Dhori Bardho Boston
Dhori Strati Boston
Dhimitraq Zisi Negovani
Dhionis Kosta Korça Waukegan
Dhimitri Pani Ermena Granite
Dhimitër G. Angje Southbridge
Dhimo Gjati Boston
Dhori Pajkolli Boston
Dhimitri Simon Natick
Dhimitri Bala Worchester
Dhimitri Shallapi Philadelfia
Dhosi Kristo Cleveland
Dhimitri Stavre New-York
Dhimitri Tërova Boston
Dhimitër Mano New York
Dhori V. Tërova Marlboro
Dhimitri Skënde Marlboro
Dhimitri Bala Buffalo
Dhoske Spiro Treska Cleveland
Dhimitri Qiriaz Dishnica
Dhimitri S. Koka Saco
Dhori Stratobërdha Lynn
Dhimitri D. Boboshtica Lowell
Dhoske Mitro Trebicka Boston D
Dhimiter Kotnani Boston
Dhimitri Andon Boston
Dhimitri Panariti Xheka Southbridge
Dhimitri Allani New York
Dhimitri Apostol Gary
Dhimitër Mborja Boston
Dhimitri Kola L.
Dhimitri V. Robo Worchester
Dhimitri Mullo Natick
Dhimitri Vangjo Rodge Boston
Dhori Harami Detroit
Dhionis Opingari Detroit
Dhori Çikozi Buffalo
Dhame G. Vishnja Jamestown
Dhimitri Bendo Detroit
Dhimitri G. Cërava Detroit
Dhosi Spiro Lubonja Biddeford
Dhimitri N. Papa Bideford
Dhimitra K. Nica Red-Wing
Dhimitri Kreshpanji Marlboro
Dhimitri Pani Gary
Dhori Bardho Natick
Dhame Gorguzi Natick
Dhimitraq P. Dishnica Bufalo
Dhosi Tasi Boston
Dhami Trendo Hudson
Dhosi Anastas Hudson
Dhori Emanuel Hudson
Dhimitraq Samarxhiu Concord
Dhimitri Poçari Boston
Dhimo Goni Katundi Boston
Dhimitri Gurre Boston
Dhimitraq Mihal Boston
Dhimitri Jorgji Worcester
Dimitri Gligor Halarupi Granite Cit
Dhori Kristo Augusta
Dheodhor Harito Saco
Dhimitri I. Bino Marlboro
Dhimitri Viso New-York
Dhimitrulla Mulla New York
Dhimitri Nuni New-York
Dhimitri K. Minga Detroit
Dhim Droboniku Philadelfia
Dhori Gaqi Koti 1903
Dhimitri Apostol Worchester
Dhimitri Mulla Jamestown
Dhimitri Çikozi Buffalo
Dhimitri Athim Boston
Dhori Pando Mborja Saco
Dhimitri J. Tushemishti Lowell
Dhimitri Toli Progri Akron
Dhimitri S. Nasi Philadelfia
Dhimitri M. Dishnica Milwauke
Dhosi Dhimitri Cikozi L.
Dhimo Andrea Katundi Brockton
Dhiogjen Filip Detroit
Dhori Harami Augusta
Dhori Samarxhi Boston
Dhimitri P. Anastas L.
Dhimitri Kovi Lakrori South Fram.
Dhimitra Llambi Cianko New-York
Dhimitri Kristo Fitchburg
Dhimitri Noke Watertown
Dhimitri Nini Akron
Dhimitri Th. Pici Milwakue
Dhimitri V. Pogradeci Milwakue
Dhimitri Shallapi Akron
Dhimoklia Trebicka Detroit
Dhimitri Pepo Jamestown
Dhimitri Kacidhe Worchester
Dhimitri Balla Boston
*Emrat, që në vend të qytetit kanë shkronjën “L” janë fëmijë të lindur në SHBA.