Ballina Aktualitet Bogoevski qëndron pas dëshmisë që ka dhënë për “Magjar Telekom” ku akuzon...

Bogoevski qëndron pas dëshmisë që ka dhënë për “Magjar Telekom” ku akuzon Buçkovskin-Ahmetin dhe Xhaferrin (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Ish-shefi i shërbimit sekret gjatë pushtetit të LSDM dhe BDI-së, Sllobodan Bogoevski deklaroi mbrëmë në intervistën për “Telma” se qëndron fuqishëm pas dëshmisë që kishte dhënë para Gjykatës së NjuJorkut dhe hetimeve nga Komisioni Amerikan për Siguri dhe Bursa, ku ndër të tjera ai ka përmendur edhe në dokumentet e publikuara skandalin korruptiv nga “Magjar Telekom” ku sipas tij, janë të përfshirë ish-kryeministri Vllado Buçkovski, zëvendëskryeministri i saj kohe dhe sërish në këtë post, Musa Xhaferi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Për shkak të procedurës hetimore jam i detyruar të heshtë. Por dua të them se qëndrojë prapa tërë asaj që kam dëshmuar”, ka theksuar Bogoevski.

Në dokumentet e nxjerrura nga Komisioni Amerikan për Siguri dhe Bursa (SEC) publikohet një dëshmi e ndërmjetësit të këtij akti korruptiv, gjegjësisht ish-shefit të shërbimit sekret Sllobodan Bogoevski gjatë pushtetit LSDM – BDI.

Bogoevski, një figurë kontroverse dhe me karrierë i njohur si kryespiun maqedonas kishte deklaruar në dëshmi se bordi i drejtorëve të “Magjar Telekom’ që ka 51 për qind të pronësisë në Telekomin e Maqedonisë kishte dhënë 7,5 milion euro ish-kryeministrit Vllado Buçkovski dhe dy udhëheqësve të BDI-së, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferrit.

Dëgjo nga minuta e 09:00 –