Ballina Shëndeti Bima magjike që fshihet pas shëndetit të Fidel Kastros

Bima magjike që fshihet pas shëndetit të Fidel Kastros

SHPËRNDAJE

Sekreti natyror që fshihet pas shëndetit të mirë të Fidel Kastros mendohet të jetë Moringa Olifera.

Me gjethe të gjelbërta smeraldi dhe lule të bardha, në aromë të kujton asparagun dhe një lartësi deri në dhjetë metra, ajo është një bimë e njohur edhe si “pema e mrekullive” ose “pema e jetës”.

Ajo i takon familjes Moringaceae dhe rritet në Indi dhe rrëzë Himalajave, por është rritur më së shumti në rajonet tropikale dhe ekuatoriale të planetit, veçanërisht në Etiopi, Filipine dhe Sudan. Amerika e Jugut ndodhet në Kubë, në Republikën Domenikane, Paraguai dhe Argjentinë.

Fidel Kastro ka një plantacion privat nga e cila merret bima e mrekullive, aq sa disa thonë se ai është plot gjallëri, pavarësisht se në moshën 89-vjeçare, i është nënshtruar disa operacioneve, për një kancer të mundshëm në stomak, që më pas u mohua.

Janë konkretisht gjethet e kësaj bime ato që konsiderohen si të mrekullueshme, dhe si një eliksir i jetëgjatësisë.

Loading...