Ballina Aktualitet BESA Tetovë: Pse po hesht Teuta Arifi për arrestimin e truprojës?

BESA Tetovë: Pse po hesht Teuta Arifi për arrestimin e truprojës?

SHPËRNDAJE

Dega e Lëvizjes BESA Tetovë, ka reaguar pas arrestimit të truprojës së kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, duke kritikuar atë për heshtjen lidhur me këtë arrestim.

“As sot komuna e Tetovës nuk ka dalë me asnjë sqarim lidhur me arrestimin e djeshëm të truprojës së kryetares së komunës nga ana e policisë. Jemi të indinjuar nga heshtja e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila nuk e sheh të arsyeshme tu japë sqarim tetovarëve se për çfarë arsye ka mbajtur për truproje një person të dënuar me 10 vite arrest, për veprën penale “kidnapim”. Cili është mesazhi që ua dërgon në këtë mënyrë Teuta Arifi, mijëra e mijëra të rinjve të papunësuar nga Tetova? A i porosit në këtë mënyrë se për të arritur deri te vendi i punës, duhet të kryejnë vepra penale? A është e vetëdijshme se çfarë shembulli jep në këtë mënyrë?”, thuhet në reagimin e Azbik Mahmudit, kryetar i degës së kësaj lëvizje në Tetovë. Mahmudi thekson se Lëvizja BESA premton se pas 11 dhjetorit do të fillojnë ndryshimet pozitive të shqiptarëve, që do të rrumbullakësohen me zgjedhjet e ardhshme lokale në fillim të vitit të ardhshëm .

Loading...