Ballina Aktualitet BESA Çair falënderon rininë shqiptare që bojkotoi BDI-në në Çair

BESA Çair falënderon rininë shqiptare që bojkotoi BDI-në në Çair

SHPËRNDAJE

Kryetari i degës së Lëvizjes BESA në komunën Çair, Bekim Saliu, vlerëson se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e paralajmëroi dje disfatën zgjedhore që BDI do ta përjetojë prej shqiptarëve më 11 dhjetor. Sipas Saliut, fjalimi i Ahmetit përplot “premtime të ricikluara dhe fraza boshe”, tregon se kjo parti tashmë është e vetëdijshme dhe është pajtuar me fatin se pas 11 dhjetorit do të jetë në opozitë, shkruan Gazeta Lajm.

“Aq shumë deri tani BDI ka premtuar se do të realizojë këto premtime, sa që ripërsëritja e djeshme ishte një nënçmim i radhës për popullatën shqiptare. Përgëzojmë rininë shqiptare të Çairit, e cila u bëri ballë presioneve dhe shantazheve të BDI-së dhe në numër të vogël prezantoi në këtë tubim. Ky tubim tregoi se vetëdija e shqiptarëve për zhvillimet politike është e lartë dhe se shoqëria shqiptare në Maqedoni është pjekur që të rrëzojë nga pushtetit BDI-në. Pjesëmarrja e vogël e rinisë në këtë tubim, tregoi se shqiptarët nuk do të lejojnë që më 11 dhjetor të realizohet skenari i BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për kthim të Nikolla Gruevskit në postin e kryeministrit dhe Sasho Mijallkovit në postin e drejtorit të DSK-së. Me BESË do të ndodh Ridefinimi i Maqedonisë shqiptare pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit!”, thekson Saliu.