Ballina Sport Berat Gjimshiti shkëlqen te Avellino

Berat Gjimshiti shkëlqen te Avellino

SHPËRNDAJE

Berat Gjimshiti shkëlqen te Avellino në Serinë B italiane.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte lojtari më i mirë në fushë për skuadrën e tij, në fitoren 1-0 përballë Ternanës në javën e 11-të të kampionatit.

Një sukses i arritur falë golit të Lasik dhe që i ringriti bardhjeshilët, të cilët i largohen përkohësisht zonës së rënies nga kategoria.

Pas paraqitjes në stadiumin “Partenio”, Berat Gjimshiti mori vlerësimet maksimale, pasi ishte më i miri në mbrojtje, pavarësisht se nuk mbështetet maksimalisht nga kolegët e këtij reparti.

Kuqeziu tregoi se është futbollist i një tjetër kategorie: I fortë në luftën në ajër, gjithmonë një kohë përpara kundërshtarëve dhe i pakursyer në duele.

Paraqitja e 23-vjeçarit u vlerësua me notën 7, me lojtarin që po tregon rritje progresive dhe është gjithmonë fitues. “Madhështor. Një gjigand në qendër të mbrojtjes dhe i kudondodhur në fushë. Një ndeshje perfekte”, shkruhej në vlerësimin për Gjimshitin.

Në javën e 11-të të Serisë B, Pisa e portierit Ujkani dhe sulmuesit Edgar Çani, që u aktivizua nga stoli në 20 minutat e fundit, barazoi pa gola përballë kryesuesve të Veronas. Ndërkohë, Bari i Migjen Bashës u mposht 1-0 në trasfertën me Novarën, ku mesfushori i Kombëtares luajti gjatë gjithë ndeshjes./ SS