Ballina Aktualitet ‘BDI ka vjedhur dhe heshtur për të gjitha fyerjet dhe ofendimet ndaj...

‘BDI ka vjedhur dhe heshtur për të gjitha fyerjet dhe ofendimet ndaj shqiptarëve’

SHPËRNDAJE

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi kërkoi nga shqiptarët që të votojnë kundër Qeverisë e cila u ka shkaktuar shumë dëm shqiptarëve në përgjithsi, e cila sipas tij është Qeveri që ka varfëruar popullatën e në veçanti këtë, duke mos investuar asgjë.

Thaçi kritikoi edhe shqiptarët në Qeveri BDI-në pasi sipas tij, ata kanë vjedhur dhe heshtur për të gjitha fyerjet dhe ofendimet që u bënë shqiptarëve dhe të njetit përkrahin investimet kapitale vetëm ne vendbanimet dhe komunat joshqiptare.

“Ka ardhë  koha e vërtet me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar dhe me politiken konstruktive te PDSH-së  të fitojmë besimin dhe votën e shqiptarëve dhe muslimanve në përgjithsi, për shkak se jemi partia e vërtet shqiptare e cila mund ti mbroj interesat e të gjithve, theksoi Thaçi në një tubim me banorët e komunës së  Dollenit. (INA)

Loading...