Ballina Aktualitet ANKETA E FUNDIT: BESA DHE BDI NË GARË TË NGUSHTË

ANKETA E FUNDIT: BESA DHE BDI NË GARË TË NGUSHTË

SHPËRNDAJE

Lëvizja Besa jo vetëm që konfirmohet si parti e dytë në bllokun politik shqiptar, por edhe diferenca e BDI-së po shkrihet dhe tashmë është minimale. Ky është rezultati i anketës së fundit të Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM) të publikuar sot. Sipas kësaj ankete, BDI është akoma në krye me 13.4%, por dallimi ndaj Lëvizjes Besa tashmë është vetëm 3%. Me 10.2% Besa është bindshëm në vend të dytë, përpara PDSH-së me 6.3% dhe LR PDSH-së e cila ka rejting prej 5%.

PërgjigjetPërqindjet
BDI13.4
BESA10.2
PDSH6.3
LR-PDSH5,0
RDK-VeselMemedi1.3
RDK-FadilZendeli1.9
UNITETI0,8
LSDM4,0
Tjetër0,7
Asnjërën/nukvotoj гласам31,6
Nuk e di/skapërgjigje24.8
Gjithsej                   100,0

1.9% e të anketuarve janë shprehur për RDK-në e Fadil Zendelit, ndërsa 1.3% me atë të Vesel Memedit. Partia Uniteti ka përkrahjen e vetëm 0.8% të të anketuarve, ndërsa 4% janë deklaruar se do të votojnë LSDM-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mbetet i lartë numri i atyre që nuk duan të deklarohen ose nuk kanë vendosur për kë do të votojnë.

Ndryshe, krahasuar me anketën e fundit e Institutit të njëjtë, BDI ka rënie prej 1.2%, ndërsa Lëvizja Besa ka ngritjen më të madhe të rejtingut, nga 7.8% në 10.2%. IHPQM ka qëlluar thuajse në 100% rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare në vitin 2014.

Edhe Instituti Republikan Amerikan (IRI) në 3 anketat e fundit të saj ka nxjerrë renditje të ngjashme të partive politike në bllokun politik shqiptar.