Ballina Aktualitet Ali Ahmeti në hall të madh?!

Ali Ahmeti në hall të madh?!

SHPËRNDAJE

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do të jetë në hall të madh lidhur me përpilimin e listave për deputetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Kjo situatë e tendosur alarmohet për INA nga burime brenda partiake, duke theksuar se nuk do të jetë lehtë.

“Sigurisht do të jetë situatë e vështirë, sepse përplasja do të jetë mes tre rrymave, grupit të veteranëve dhe të atyre që duan imunitet, grupi që përbëhet nga kuadrot e reja që tani ushtrojnë poste ministrore si dhe grupi i krahut të UÇK-së që deri më tani janë ndjerë të anashkaluar dhe kanë luftuar veteranët integristë. Por gjithçka do të bie mbi Ali Ahmetin si lider i ynë i cili do të jetë në hall, por do t’ia dal. Megjithatë nuk përjashtohen pakënaqësi dhe shpërthim të strukturave, duke çuar në përçarje të thella”, theksoi për INA, burimi partiak brenda BDI-së.(INA)