Ballina Shëndeti Alarm ushqimor! Të gjitha erëzat vijnë nga Kina. Ja lista me produktet...

Alarm ushqimor! Të gjitha erëzat vijnë nga Kina. Ja lista me produktet e rrezikshme

SHPËRNDAJE

Rreth 13 produkte që importohen nga vende të Evropës, por edhe nga SHBA-të janë të rrezikshme për shëndetin. Organizata e industrialistëve në Itali ka marrë të dhënat nga autoritetet e shëndetësisë dhe ka përpiluar një listë produktet që duhet të shmangen.

Rreziqet, sipas tyre, vijnë nga India, Kina dhe Irani, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Evropa.

Alarmi është dhënë nga shumë shtete të BE-së që importojnë fruta të thata, apo lajthi nga Turqia, të cilat kanë qenë të kontaminuara me aflatoksina kancerogjene. Përveç kësaj, shumë erëza pikante indiane dhe kineze, por edhe luleshtrydhe apo ullij egjiptianë. Të gjitha këto janë pjesë e listës së zezë të hartuar nga Coldiretti, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe sistemit evropian të paralajmërimit për rreziqet e ushqimit. Këto janë edhe produktet e importit që italianët konsumojnë me shumicë. “9.7 milionë italianë, i përdorin rregullisht këta përbërës që vijnë nga importi me produktet vendase, të tilla si shafrani i Indisë apo manaferrat, fasulet azuki dhe xhenxhefili, të cilat janë kryesisht me origjinë kineze”, – shkruan Coldiretti. Ndërsa, 35 milionë italianë, sipas autoriteteve, i konsumojnë ato vetëm herë pas here.

Rezultatet e sistemit të paralajmërimit, tregojnë se janë lajthitë turke në krye të listës së zezë, të ndjekura nga kikirikët kineze dhe erëzat indiane. Së katërti, mes tyre janë llojet e peshkut spanjoll, toni dhe peshku shpatë, në të cilat është gjetur përmbajtje e metaleve të rënda, po ashtu edhe fruta të thata, apo perime nga Turqia me aflatoksinë dhe pesticide jashtë normave të lejuara. Në vendin e gjashtë të listës së zezë, renditen frutat indiane të thata, në të cilat është gjendur salmonelë më konkretisht te farat e susamit. Më poshtë renditen fistikët nga Irani. Sistemi i paralajmërimit ka nxjerrë edhe një nivel të lartë pesticidesh në frutat dhe perimet nga Egjipti, si në disa lloje ullijsh të veçantë, apo edhe luleshtrydhe. Pas nuk mbeten as fistikët amerikanë dhe peshku vietnamez.

“Janë bërë të njohura për publikun, këto lëndë të para që vijnë nga importi, për të lajmëruar konsumatorët, bashkë me emrat e kompanive që i përdorin përbërësit e huaj”, – shprehet presidenti i Coldiretti-t, Roberto Moncalvo. Qëllimi, sipas tyre, është që të luftohet edhe konkurrenca e pandershme që u bëhet kompanive italiane. Gjithshtu, e rëndësishme është që të shihen mirë tabelat e produkteve që konsumojnë italianët, në mënyrë që të shmangin ato me përbërës të rrezikshëm, si paprika kineze, apo disa lloje djathrash francezë me ndotje mikrobiologjike, si dhe pula të kontaminuara nga Polonia.

Sipas Coldirettit, bujqësia italiane renditet mes vendeve që prodhojnë bio, me 285 produkte me origjinë të përcaktuar qartë, me ndalimin e përdorimit të OMGJ-ve dhe numrin më të madh të fermave organike.Ajo gjithashtu ka numrin më të vogël të produkteve ushqimore ku sasia e mbetjeve kimike është ndër më të ulëtat në Evropë, prej 0.4 për qind, ose katër herë më pak se mesatarja evropiane dhe 14 herë më pak se produktet jashtë BE-së.