Ballina Kronika Aksident në Padova, gjyshi shqiptar ‘hero’ shpëton mbesën por përplaset për vdekje...

Aksident në Padova, gjyshi shqiptar ‘hero’ shpëton mbesën por përplaset për vdekje nga makina

SHPËRNDAJE

Një histori rrëqethëse, që mban brenda gjestin heroik të një gjyshi. 78-vjeçari shqiptar Novrus Hasa kishte dalë shëtitje mbrëmjen e djeshme në Villanova, në Padova me mbesën e tij 22 muajshe kur rreth orës 19:45 është përplasur nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Vogëlushja ishte e ulur në karrocë dhe me sa duket 78-vjeçari Hasa që ishte rezident në sheshin “Mariutto” e ka shtyrë për ta shpëtuar, duke gjetur vetë vdekjen. Foshnja ka shpëtuar me disa fraktura dhe është jashtë rrezikut në spital. Dëshmitarët kanë thënë se gjyshi sapo ka parë dritat e makinës e ka shtyrë fort karrocën duke e shpëtuar kështu.
Menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe një helikopter i ndihmës së shpejtë. Pavarësisht tentativës së mjekëve për ta reanimuar, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkaq mediat italiane raportojnë se autori i aksidentit ndodhet në gjendje shoku. Ai është një 29-vjeçar nga Milano që drejtonte një Volkswagen Polo, gjithashtu i transportuar në urgjencë në Padova, ndërsa do të përgjigjet për aksidentin që i mori jetën 78-vjeçarit shqiptar.

Loading...