Ballina Aktualitet Maqedoni Adnan Azizi: Ju zëntë mallkimi i Bedri Hajdarit…

Adnan Azizi: Ju zëntë mallkimi i Bedri Hajdarit…

SHPËRNDAJE

I menjehereshem ka qene reagimi i perfaqesuesit te larte te Levizjes BESA, Adnan Azizit, pas alarmit respektisht mallkimit te mbremshem, te cilin e leshoi ne Televizionin “Shenja” Bedri Ajdari, njeri nga familjaret e te burgosurve te rastit “Mosntra”. Ja postimi i tij i shpalosur ne facebook:

“Veç le ta dijnë këta politikanët – pushtetarët shqiptar, se janë duke i ushqyer familjet e tyre me gjakun dhe lotët e shqiptarëve”- deklaroi në emisionin Arena të teliviyionit SHENJA, Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e atyre shqiptarëve të ndershëm dhe të pafajshëm që kanë pësuar nga montimet, padrejtësia dhe dhuna e këtij regjimi. Rrëfimi i dhimbshëm i rasteve “Monstra”, “Sopoti” etj., dhe përjetimet e vuatjet e llahtarshme që përjetuan djemtë e pafajshëm shqiptarë dhe familjet e tyre, do të jenë dëshmia e gjallë dhe më e madhe për terrorin sistematik që përjetuan shqiptarët nga padrejtësia, montimi dhe dhuna e këtij pushteti, gjatë qeverisjes VMRO-BDI. Nuk kam dyshimin me të vogël se të gjithë ata shqiptarë që kanë dëgjuar rrëfimin e mbremshëm e kanë përjetuar si një plagë në ndërgjegjën e tyre dhe një ndenjë faji, Ndoshta shumëkush i ka bërë vetes pyetjen Si ka mundësi që shoqëria shqiptare të lejojë që ti ndodhin akte kaq poshtëruese, duke i mbajtur në burgjet e rregjimit kaq shumë vite djemtë e pafajshëm, pasi ndaj tyre asnjëherë nga askush nuk u gjend një provë e vetme që do ta dëshmonte fajësinë e tyre. Shqiptarët e vetëm që në mbremje ushqyen vetën dhe familjet e tyre me gjakun e të burgosurve dhe lotët e familjarëve të rasteve të montuara janë përfaqësuesit shqiptar, që nuk kanë ndërrmarrë, nuk ndërmarrin asgjë për të parandaluar këto fatkeqësi njerëzore, por përkundërazi angazhohen që këto raste të mos zbardhen, duke mos votuar ligjet e kërkuara nga Prokoruria Speciale Publike. Ata mund t’i bishtrojnë akuzave dhe drejtësisë së prokurores Fatime Fetai, por nuk mund t’i shpetojnë kurrë mallkimin të Bedri Hajdarit”, ka shkruar perfaqesuesi i larte i Levizjes BESA, Adnan Azizi.

Loading...