Ballina Aktualitet Adili: Uniteti nuk shkon në takimin opozitar të thirrur nga BESA dhe...

Adili: Uniteti nuk shkon në takimin opozitar të thirrur nga BESA dhe RDK

SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Unitetit, Zulfi Adili deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se nuk do të marr pjesë në takimin e sotëm të thirrur nga lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për bashkimin e partive të reja.

Lëvizja BESA bashkë me RDK-në e Fadil Zendelit i kanë drejtuar një ftesë publike liderëve të dy partive tjera opozitare LR-PDSH dhe Uniteti, për takim të përbashkët rreth bashkëpunimit të mundshëm për zgjedhjet e parakohshme.

Takimi është thirrur për sot, në hotel “Aleksandar Palace”, ku siç thuhet në agjendë do të jetë mundësia e bashkëpunimit për zgjedhjet e 11 dhjetorit. (INA)