Ballina Kryesore 20 vjet pas masakrës, Srebrenicën e fiton një kandidat serb

20 vjet pas masakrës, Srebrenicën e fiton një kandidat serb

SHPËRNDAJE

Qyteti lindor i Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë duket se është fituar nga kandidati serb për postin e kryetarit të Bashkisë. Kështu tregojnë rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u zhvilluan ditën e djeshme.

Srebrenica ka përjetuar gjenocidin serb kundër boshnjakëve gjatë luftës në vitet 1992-1995.

Ky rezultat ka trazuar jo pak opinion publik vendas dhe ndërkombëtar, duke bërë që mediat e huaja t’i kushtojnë vëmendje këtyre zgjedhjeve për shkak se 20 vite pas masakrës së egër të Serbisë në Srebrenicë, drejtimi i këtij qyteti fitohet pikërisht nga një kandidat serb.

Nikola Grujici është shumë përpara në avantash me vota kundrejt kryetarit boshnjak Camil Durakovic. Dhjetra qytetarë serbë dolën mbrëmë në qendër të qytetit duke brohoritur “fitore” dhe “Serbia”.

Nuk është i largët viti 1995 kur forcat serbe të Bosnjes pushtuan qytetin dhe vranë më shumë se 8 mijë boshnjakë dhe dëbuan nga vendi mijëra të tjerë.

Loading...