Ballina Kuriozitete Zbulohet tavolina 92-vjeçare e Zogut kryeministër

Zbulohet tavolina 92-vjeçare e Zogut kryeministër

SHPËRNDAJE
Nga: Roland Qafoku

Pak ditë më parë unë realizova një intervistë me ministrin e Jashëtm Dimtri Bushati në emisionin tim “Debati në Channel One”. Intervistën e zhvilluam në një sallë jo pak të njohur për nje gazetarët: Ndodhet përballë zyrës së ministrit dhe aty zakonisht kryhen pritje dhe takime të gjera që për ne gazetarët është e zakonshme.

Por këtë herë në këtë sallë unë pashë një objekt që më bëri shumë përshtypje. Tavolina e madhe ovale që shfaqet në foto është tavolina e mbledhjeve të qeverisë së Ahmet Zogut. I përket vitit 1924 kur ai e mori këtë post për herë të dytë dhe po këtë tavolinë e përdori edhe kur u bë president i republikës, detyrë që luante funksionete dhe të kryeekzekutuesit.

Ministri Ditmir Bushati më tregoi se tavolina gjendej e hedhur në bodrumet e ministrisë së Jashtme dhe prej një viti specialistë dhe mjeshtra të punës në dru e kthyen atë në një gjendje jo vetëm muzeale por edhe funskionale.

Sot kjo tavolinë ka moshën 92-vjeçare dhe mund të jetë tavolina më e vjetër në Shqipëri që është në funksion akoma. Imagjinoni për një çast, në atë tavolinë, perveç kryeministrit Zogu, janë ulur personalitetet më të rëndësisme të kohës ndoshta më të trazuar që ka kaluar Shqipëria që nga themelimi I shtetit. Ahmet Zogu ka qenë dy herë kryeministër : Hera e parë 2 dhjetor 1922 deri më 25 shkurt 1924 dhe hera e dytë nga 6 janari 1925 deri më 25 shtator 1925 si dhe president i republikës me fuqi ekzekutuese nga 28 shtatori 1925 deri më 1 shtator 1928.

Loading...