Ballina Kryesore Zbulohet megaskandali/ 2 vjet më parë u vodhën 500 milionë adresa të...

Zbulohet megaskandali/ 2 vjet më parë u vodhën 500 milionë adresa të Yahoo

SHPËRNDAJE

Kompania Yahoo thotë se hakerat i kanë vjedhur informacione për rreth 500 milionë përdorues, në atë që mund të cilësohet një prej sulmeve më të mëdhenj kibernetikë në histori. Hakerat kanë vjedhur informacione personale, përfshi emra, e-maile por edhe pyetjet e sigurisë dhe përgjigjet. Sulmi ka ndodhur në vitin 2014, por është bërë publik tani. FBI ka konfirmuar se po heton këto pretendime. Kompania Yahoo thotë se ky është një sulm i sponsorizuar shtetëror. Se cili shtet aludohet se qëndron pas këtij sulmi, nuk dihet. Megjithatë disa media kanë spekuluar se sulmi është i ngjashëm me disa sulme të kryer nga hakerat rusë. Pikëpyetjet mbeten të mëdha. BBC pyet se përse një shtet është i interesuar që të ndërmarrë një sulm të tillë. Kompania thotë se nuk janë vjedhur pasuordet apo të dhënat për pagesat online, çka është e rëndësishme. Por përse kompanisë iu desh kaq shumë që të konfirmojë shkallën e vjedhjes. Përse hakerat kanë tentuar që të shesin të dhënat e vjedhura? Përse u desh kaq shumë që t’u thuhej përdoruesve që duhet të mbrohen? Kompania Verizon, që e bleu Yahoo në korrik, thotë se ka mësuar për këtë problem para pak ditësh. Verizon e bleu Yahoo për 4.8 miliardë dollarë. Në kulmin e saj, Yahoo kishte një vlerë tregu prej mbi 120 miliardë dollarë. /mapo/