Ballina Sport Xhani De Biazi largon euroforinë përpara Lihtenshtejnit

Xhani De Biazi largon euroforinë përpara Lihtenshtejnit

SHPËRNDAJE
Në letër është një ndeshje e lehtë. Opinioni sportive, mbi të gjithë tifozët presin që kundër Lihtenshtejnit, kombëtarja shqiptare të marrë fitoren e dytë radhazi në eliminatoret e Botërorit 2018. Por nuk pushtohet nga euphoria Xhani de Biazi.
Duke folur për mediat italiane, tekniku është shprehur se tranferta e 6 tetorit nuk është aspak e lehtë.
Xhani de Biazi:
“Kemi një seri ndeshjesh, e para mund të duket e lehtë por nuk është e tillë, pastaj do të përballemi me Spanjën që është rikthyer në nivelin e pak viteve më parë dhe ka lojtarë të mëdhenj në organikë. Niveli teknik i futbollistëve të Kombëtares Spanjolle është i jashtëzakonshëm, ashtu siç janë dhe vetë lojtarët, duke nisur nga Diego Costa te David Silva apo Jordi Alba”.
De Biazi ka folur edhe në lidhje me të ardhmen e tij, duke hedhur poshtë zërat mediatikë që e afronin atë me Dinamon e Zagrebit.
Xhani de Biazi:
“Nuk pata asnjë telefonatë nga ta, pastaj unë kam një kontratë me Kombëtaren Shqiptare, jam i kënaqur që drejtoj Kombëtaren dhe synoj ta respektoj këtë impenjim”.
De Biazi do të publikojë të Shtunën listën e futbollistëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Botërit 2018 kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës.