Ballina Aktualitet Rajoni Vuçiq: Frikësohem nga ajo që po e pret Ballkanin

Vuçiq: Frikësohem nga ajo që po e pret Ballkanin

SHPËRNDAJE
Aleksandar Vuçiq

Republika Serbe e Bosnjës do ta sfidojë gjykatën më të lartë në Bosnjë, me një referendum rreth festës kombëtare, e cila mund të ndezë tensionet separatiste, të pranishme në këtë vend që nga lufta e viteve nëntëdhjetë, shkruan sot Koha Ditore.

SHBA-ja, e cila e ka ndërmjetësuar traktatin paqësor për Bosnjën, më 1995, ashtu si edhe Bashkimi Evropian, druajnë se referendumi mund ta destabilizojë sërish rajonin. Por Rusia, aleate tradicionale serbe, e mbështet votën, derisa lideri serbo-boshnjak ka shkuar në Moskë të enjten për bisedime me presidentin Vladimir Putin, si shfaqje e solidaritetit.

Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që të ndërmerren hapa për stabilitet në rajon, pasi që në të kundërtën Ballkani do të ketë probleme të shumta.

“Tani duhet njëmend të ndërmerret diçka, pasi që në të kundërtën do të përballemi me probleme të shumta. E unë njëmend frikësohem nga kjo gjë”, ka thënë Vuçiq.