Ballina Kryesore Vuçiq: Ballkani i lodhur nga konfliktet dhe tensionet e tejzgjatura

Vuçiq: Ballkani i lodhur nga konfliktet dhe tensionet e tejzgjatura

SHPËRNDAJE
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor është i lodhur nga konfliktet dhe tensionet e tejzgjatura. Ai i ka ftuar liderët e rajonit që të punojnë në vendosjen e marrëdhënieve të rregullta dhe të bazuara në mirëkuptim.
Vuçiq gjatë ligjëratës në fakultetin e shkencave politike “Sciences Po” në Paris ka theksuar se shtetet në rajon duhet të gjejnë faktor të brendshëm dhe arsye për vendosjen e paqes ndërmjet veti.

“BE-ja më nuk është faktori i vetëm koheziv i cili mund ta bashkojë Ballkanin, por këtë duhet ta bëjnë vetë shtetet”, ka thënë kryeministri serb, transmeton lajmi.net.

“Po, ne jemi në rrugën tonë evropiane, por duhet të kujdesemi për vetën tonë. Nëse këtë e kuptojmë, do të kemi ardhmëri të ndritshme”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se njerëzit në Ballkanin Perëndimor “janë pak të lodhur nga proceset e gjata të tranzicionit, kështu që nevojiten fuqi të reja për stabilitet të rajonit.

“Për këtë kemi shpenzuar shumë kohë dhe mund që të vendosim rend dhe të arrijmë marrëdhënie të mira. Diku ia kemi arritur, diku jo. Ende ka konflikte të fshehura”, ka potencuar ai.  /Lajmi.net/

Loading...