Ballina Poezi VIDEO/DO BOHEM KONGTAR (Poezi në të folmen tetovare)

VIDEO/DO BOHEM KONGTAR (Poezi në të folmen tetovare)

SHPËRNDAJE

2
Lirim Alija dhe Hasim Memishi-Sopi

DO BOHEM KONGTAR

Kohës fundit nisè shaum kom najs t’mendoj
Ene un’ de bli ni sinti do najsi t’këndoj

Napër shehre e kataunde, nauk ka mbet muhaall
Kudo napër vendet tona, pa pas ni kongtar

Kur e paan motrat Mustafa, se shkojn’ me inaat
Ka ken e ka s’ken u mlodhën, pi dii u boon shtaat

Iliri ene Shkëlzeni, si ja kan’ zanat babat
I ngallajtën me zor t’këndojn’ djemt e vet Korabat

Shkurte Fejza caucën e Grejsën, Sabria Ermalin
Veç Remzija ma e zoja, vllajn e vet Nexhatin

Gra, burra, t’mdhi, t’vojxhi, pi kit racave kina
Amo ma shaum (m’duket nizet), vetëm Adelina

Me ni vakët Ziber Avdiu shaum pat marr huxhum
Me Ajshen te ngron molla kishin mbet n’podrum

Prapseprap nauk duhet t’kafna po t’jena krenaar
Sa banoor ka Lluksemburgi ne kena kongtaar

M’vajn keç se ne pes’ vllazën ene kit ni shaarr
N’mos ma shaum si vllezrit Mziu do ishim bo kongtaar

U thojsha vllaznive, t’najsim, ta bojm ni kaseet
Ato: jo se mbarje madhe, do bona për n’gazeet

E di se kur do këndojshim, nauk do pajkte thajr
Amo t’paktën tekstet bere, di kisha bo majr

Hallkit nauk jon’ te u ndaal mashkëll koft a femën
Pare u çaan te fitau, plus jon bo me emën

S’u intereson xhi jon te thon’ se s’u folën kush
Qëllimin e kan t’shkojn n’diaspor ene ta bojn fuush

S’e çajnë krajën se melosit tonë i hecin me hile
Xhi e përlijnë e tollovajtin me muzik kopile

Lirim Alija 2014