Ballina Aktualitet (VIDEO) RAPORTI I SPECIALES, DEPUTETËT E VMRO-SË I VËRSULEN JANEVËS

(VIDEO) RAPORTI I SPECIALES, DEPUTETËT E VMRO-SË I VËRSULEN JANEVËS

SHPËRNDAJE

Dita e tretë e shqyrtimit të raportit të Katica Janevës në Parlament po vazhdon me vrull. Me ofendime dhe replika të njëpasnjëshme, deputetët e VMRO-DPMNE-së i vërsulen Janevës vazhdimisht.  Sikur ditëve të tjera në mënyrë të orkestruar, deputetët e pushtetit i ndërpresin asaj fjalën dhe e përqeshin gjatë dhënies së arsyetimeve.

Madje, deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukovski e quajti gënjeshtare dhe kërcënuese pasi dje i tha bashkëpartiakut t të tij Milloshovski se po e dëgjon me kufje njëlloj sikur tek bombat.  Mukovski i sugjeronte Janevës që të tërhiqet pasi në fund do ta humb gjithë besimin e opionit dhe do të ngelet një gabim statistikot i barabrtë me zero. Ju po luani “majtap” me ne!, i tha Mukovski Janevës.

“Ne ua votuam ato 4 milionë euro. Duam ta dimë se a i keni shfrytëzuar si duhet apo për diçka tjetër. Angazhoni këshilltarë juridi vazhdimisht ndërsa thoni se nuk keni nevojë për prokurorë shtesë. Jeni kontradiktore. Kërkoj nga ju që të tregoni se sa merrni rrogë ju dhe gjithë të tjetër në PSP në mënyrë që të bëjmë paralele me rrogat e prokurorëve të tjerë”, tha deputeti Krsto Mukoski nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Mukovski kërkoi llogari edhe për përgjimin për të cilin tha se ende nuk është kuptuar se kush ka përgjuar dhe për çfarë qëllimesh. Janeva i anashkaloi gjithë ofendimet dhe u përqëndrua vetëm tek raporti financiar dhe tek përgjimet duke theksuar se obstruksionet e gjykatave janë ato që e kanë bllokuar punën e saj.

“Nuk e kam ndërmend të përgjigjem në pyetje për të cilat tashmë kam dhënë përgjigje. Informata të tjera lidhur me raportin financiar nuk do të jap.  Për atë se kush ka përgjuar në Maqedoni do të tregohet në rastin “Puçi”. Specialja më 21 dhjetor të 2015-tës e morri këtë lëndë por gjykata refuzoi ti japë disa prova që paskan qenë të karrakterit sekrte. Gjashtë muaj një gjykatë të mos na i japë provat është turp”, u përgjigj prokurorja speciale, Katica Janeva.

Përveç pyetjes së Rafis Alitit në ditën e parë të shqyrtimit të raportit, deputetët shqiptar as nuk u munduan ta marrin fjalën për të kritikuar apo lavdëruar punën e prokurores speciale Katica Janeva. Seanca e komisionit për sisteme politike do të vazhdojë deri në orën 18:00.

Ferikan Iljazi /SHENJA/