Ballina Aktualitet Rajoni VIDEO/ Rama: Mediat janë kazanë, si PD që përbalt njerëzit

VIDEO/ Rama: Mediat janë kazanë, si PD që përbalt njerëzit

SHPËRNDAJE

“Keni ndërtuar një kulturë mizerabël, ju dhe PD për të përbaltur njerëzit. Si mund të nxjerrin mediat këtë? Ai nuk është shtyp, por kazan.”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin ‘Opinion’, duke dhënë një opinion në lidhje me mediat në Shqipër. Ai i krahësoi ato me PD-në, duke shtuar se ashtu sikur opozita përbaltin njerëzit.

Fevziu: A po ndërtohet sot në një qendër për djegien e plehrave?
Rama: Po, në Elbasan. Në Elbasan, ne trashëguam një situatë dhe në Elbasan, unë bëra një zotim sepse në Elbasan sa fillonte muzgu, fillonte djegia e malit të plehrave në mes të qytetit. Ne e hoqëm atë mal dhe e kemi gjelbëruar. Dhamë leje për fushën e re të mbetjeve.

Fevziu: Ka pjesëtarë të qeverisë që janë të përfshirë?
Rama: Po është vëllai im. Po ç’i ke këto…

Fevziu: Kanë dalë në shtyp?
Rama: Po patën dalë në shtyp, kanë dalë në kazan. Ju keni shtatë ditë që i bini fyellit në një vend dhe nuk doni ta ndani që këto janë lëndë dytësore.